''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1349 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


04 October 2016

Drejtori I AKK-ë zotohet për angazhim maksimal në zbatimin e ligjit

Prishtinë, 04 tetor 2016 - Drejtori I Agjencisë kundër Korrupsionit z. Shaip Havolli shprehu zotimin e tij se në mënyrën më transparente  do të angazhohet maksimalisht në zbatimin e ligjit, në luftimin dhe parandalimin e korrupsioni në Kosovë.

Në konferencën e parë të tij, pas marrjes së detyrës së drejtorit të Agjencisë kundër korrupsionit z.Havolli përmendi  edhe përpjekjet që do të bëhen në përfshirjen e  Kosovës në mekanizmat ndërkombëtar anti- korrupsion si dhe plotësimin e rekomandimeve që dalin nga MSA-ja në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit që kanë impact për liberalizimin e vizave.

Z.Havolli shtojë se puna e Agjencisë varet edhe nga efikasiteti I mekanizmave të tjerë të zbatimit të ligjit.

“Në këtë pikë konfirmojë që do të kemi bashkëpunim të ngushtë me Prokurorin e Shtetit, Gjykatat, Policinë dhe institucionet tjera relevante siç është Komisioni për Legjislacion dhe mbikëqyrjen e punës së AKK-së I Kuvendit të Republikës së Kosovës”, tha ai, duke shtuar se: - do të angazhohet edhe në bashkëpunimin me organizatat dhe mekanizmat ndërkombëtar në Kosovë, si  Zyrën e Bashkimit Evropian, EULEX-in Këshillin e Evropës, Ambasadat e akredituara në Kosovë, UNDP-në OSBE-në si dhe organizatat rajonale dhe kombëtare që kanë për mision luftën kundër korrupsionit.

 

Ai shtojë se një rolë të rëndësishëm  në punën dhe transparencën e punës së Agjencisë  kanë mediat dhe shoqëria civile. Prandaj u zotua se gjatë mandatit të tij do të jetë I hapur karrshi tyre, brenda kornizave të lejuara  ligjore.

Kthehu tek lajmet tjera