Drejtori I Agjencisë kundër Korrupsionit z.Hasan Preteni priti në një takim Zëvendësshefen e zyrës Politike Ekonomike të Ambasadës Amerikane në Prishtinë znj. Mary Glantz.
Gjatë këtij takimi u diskutua përkitazi me sfidat në të cilat po kalon Kosova për sa I përket luftës kundër korrupsionit si dhe gjetjen e mundësive për përmirësimin e politikave anti korrupsion Kosovë.
Znj. Glantz shprehu gatishmërinë e ambasadës amerikane që ta ndihmojë Agjencinë kundër Korrupsionit në avancimin dhe forcimin e misionit të saj.
“ Lufta kundër korrupsionit është njëri nga prioritetet krucial të politikës amerikane. Ne jemi të gatshëm që të ndihmojmë pa rezervë në forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit në Kosovë” – tha znj. Glandz.
Nga ana tjetër z . Preteni përmendi sfidat aktuale të Kosovës në luftën kundër Korrupsionit, ndërsa përmendi si njërën nga problemet kryesor rezultatet e dobëta në luftimin e korrupsionit nga ana e sistemit gjyqësor.
“ Kosova ka shënuar progres në hartimin e legjislacionit kundër korrupsionit. Po ashtu politikat parandaluese janë në nivelin e duhur. Megjithatë tek pjesa e luftimit kemi nevojë për një seriozitet më të madh, pasi që njëri nga problemet më të mëdha në këtë drejtim është sistemi I gjyqësorit ku ka rezultate shumë të vogla në gjykime dhe shqiptim të dënimeve për vepra korruptive”, tha z Preteni.
Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan për forcimin e bashkëpunimit me qëllim të arritjes së rezultateve konkrete në luftimin e korrupsionit në Kosovë.