Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

1211 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


03 June 2015

Zyrtari i lartë publik z. Xhavit Zariqi ndodhet në konflikt të Interesit

Prishtinë, 03 qershor - Agjencia kundër korrupsionit ka konstatuar se zyrtari I lartë publik z. Xhavit Zariqi është në konflikt interesi dhe se rastin e tij e adresojë sot në gjykatën  kompetente, për shkak se I njëjti nuk ka dashur që ti shmanget konfliktit të interesit në të cilin ndodhet që njëkohësisht mban postin publik si nënkryetar I Komunës së Ferizajt dhe është person I autorizuar në biznesin privat Koperativa Bujqësore “Xhiki”. 

Më datën 03.02. 2015 Agjencia ka hapur rastin nën dyshimin e bazuar se zyrtari në fjalë është në konflikt të interesit. Në ndërkohë që janë ndjekur të gjitha procedurat dhe afatet ligjore që ti jepet mundësia për shmangieje nga konflikti ekzistues I interesit. Zyrtarit I është bërë e ditur se  gjatë ushtrimit të funksionit publik si zyrtar I lartë nuk mund të ushtroj funksion menaxhues në biznes privat, kjo për faktin se ligji për parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit publik e ndalon  një gjë të tillë.

Përkundër afateve ligjore të dhëna nga Agjencia duke përfshirë edhe shkresën paralajmëruese, zyrtari I lartë nuk ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për tu larguar nga funksioni I personit të autorizuar në biznesin privat në Agjencinë për regjistrimin e Bizneseve të Kosovës, për të shmangur gjendjen e konfliktit të interesit. Andaj si rrjedhojë Agjencia ka kërkuar nga institucioni ku zyrtari I lartë e ushtron funksionin që të fillojë procedurat e shkarkimit të tij, si dhe rastin e ka adresuar për fillim të procedurave kundërvajtëse në gjykatën kompetente.

Kthehu tek lajmet tjera