''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1208 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


02 June 2015

Sqarim rreth mos publikimit të disa regjistrave të deklarimit të pasurisë

Prishtinë, 02 Qershor 2015 -  Agjencia kundër Korrupsionit    dëshiron  të sqaroi  opinionin publik se mos publikimi i disa regjistrave të deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik ka ndodhur  krejtësisht  për shkaqe teknike, si rrjedhojë e numrit të madh  të materialeve.

Më 7 prill Agjencia  ka publikuar listën me emrat e zyrtarëve të cilët nuk e kanë deklaruar pasurinë gjatë deklarimit të rregullt vjetor të cilën mund ta gjeni në faqen zyrtare të AKK-së në internet,  ndërkohë  e  mos publikimi I një pjese të vogël të regjistrave të deklarimit të pasurisë nuk ka të bëjë fare me  mos deklarim.

Në njoftimin e ditës së djeshme për publikimin e pasurisë për vitin 2015 Agjencia ka paralajmëruar se gjatë  bartjes së të dhënave të deklaruara  në formularin e deklarimit të pasurisë  tek  regjistrat e deklarimeve,  mund të ndodhin lëshime  teknike apo formulime të gabuara  andaj ka  kërkuar nga zyrtarët e lartë publik qe ta  njoftojnë sa ma shpejtë që është e mundur Agjencinë në mënyrë që të bëhen  përmirësimet dhe  për ti shmangur  paqartësitë që mund të krijohen.

Agjencia u kërkon  falje të gjithë zyrtarëve që janë ndjerë të shqetësuar në lidhje me mos publikimin regjistrave të tyre, në ndërkohë që është duke punuar me kapacitete të shtuara për ta përfunduar gjithë procesin e deklarimit Brenda këtyre dy ditëve. 

Agjencia e ri-përsërit edhe një herë se  sipas Ligjit për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik,   këtë vit deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë kanë pasur për obligim ta bëjnë 4200 kurse deklarimin e kanë bërë 4125  zyrtar ose shprehur në përqindje rreth  98.3%.

Kthehu tek lajmet tjera