Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

1207 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


01 June 2015

AKK publikon regjistrat e deklarimit të pasurisë 2015

Prishtinë 1 qershor  2015 - Agjencia kundër Korrupsionit ka publikuar sot në faqen zyrtare të saj në Internet  regjistrat e deklarimit të rregullt vjetor  të pasurisë së  zyrtareve të lartë publik, në pajtim me Ligjin për Deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë, dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave.

Gjatë  bartjes së të dhënave të deklaruara  në formularin e deklarimit të pasurisë  tek  regjistrat e deklarimeve,  mund të ndodhin lëshime  teknike apo formulime të gabuara  andaj kërkojmë nga zyrtarët e lartë publik qe të na njoftojnë sa ma shpejtë që është e mundur në mënyrë që të bëhen  përmirësimet dhe  për ti shmangur  paqartësitë që mund të krijohen.

Sipas Ligjit për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik,   këtë vit deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë kanë pasur për obligim ta bëjnë 4200 kurse deklarimin e kanë bërë 4125  zyrtar ose shprehur në përqindje rreth  98.3%. 

Pas përfundimit të të gjitha çështjeve teknike  Agjencia do të organizon  aktivitetin publik të  hedhjes së shortit për kontrollin e plotë të pasurisë që sipas Ligjit për deklarimin e  Pasurisë do ti nënshtrohen 20 përqind e listës së përgjithshme të të deklaruarve. 

Për të parë regjistrat e deklarimit të pasurisë ju lutem vizitoni web faqen e Agjencisë www.akk-ks.org ,  më saktësisht  klikoni mbi butonin Deklarimi i Pasurisë i cili gjendet në anën e djathtë të faqes.

Kthehu tek lajmet tjera