''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1204 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


08 May 2015

AKK i adreson opinion Trainkos-it dhe Spitalit rajonal të Gjilanit

Prishtinë, 8 maj 2015 - Agjencia kundër korrupsionit përmes dy opinioneve kërkojë nga Trainkos-i si dhe nga Spitali rajonal i Gjilanit që si autoritetet kontraktuese ti ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për evitimin e shkeljeve të cilat Agjencia i ka evidentuar në dy rastet e monitoruara të aktiviteteve të procedurave të prokurimit.

Në rastin e parë, Trainkos-i ka iniciuar procedurën e prokurimit me titull '' Furnizimi me Lokomotive dizel elektrike me riparim gjeneral për transport të kombinuar mallra- udhëtarë '' Agjencia kundër Korrupsionit, sipas detyrës zyrtare ka identifikuar dhe trajtuar këtë procedurë të prokurimit. Gjatë shqyrtimit dhe ekzaminimit të dokumenteve në dispozicion për këtë tender, AKK ka hasur në disa kërkesa të cilat janë në kundërshtim me Legjislacionin në fuqi i cili e rregullon fushën e Prokurimit Publik në Republikën e Kosovës.

Gjatë trajtimit dhe ekzaminimit të dokumentacionit të dosjes së tenderit, Agjencia ka konstatuar gjendjen faktike si në vijim: 

Për këtë aktivitet të prokurimit Dosjen e Tenderit e kanë tërhequr gjithsej 12 Operator ekonomik ndërsa vetëm njëri prej tyre e ka dorëzuar ofertën për këtë kontratë.

Duke u bazuar në raportin e vlerësimit të tenderëve i cili është përgatitur nga ana e Autoritetit Kontraktues, Komisioni vlerësues pas vlerësimit të ofertave ka konstatuar se ka vetën një ofertë dhe e cila sipas Komisionit vlerësues është e përgjegjshme, pasi që i plotëson të gjitha kërkesat konform Dosjes së Tenderit. Komisioni vlerësues ka rekomanduar që fituesi i këtij tenderi të jet Operatori ekonomik i vetëm i cili ka ofertuar për këtë kontratë, pasi që ka ofruar ofertë të përgjegjshme sipas kritereve të dhëna në Dosjen e Tenderit, andaj ka rekomanduar Zyrën e Prokurimit që të bëjë revokimin e nenit për përjashtim të kërkesës më pak se dy tender të përgjegjshëm. Përveq kësaj Agjencia vlerëson se fakti që ky aktivitet i prokurimit është ri tenderuar disa herë nuk mund të nënkuptohet vetëm për shkak të konkurrencës shumë të kufizuar, por kjo mund të ndërlidhet edhe me formulimin kufizues të specifikimeve teknike dhe kërkesave tjera të vendosura në Dosjen e Tenderit.

Ndërkaq tek rasti i dytë kemi të bëjmë me tenderin '' Servisimi dhe Mirëmbajtja e Pajisjeve radiologjike të Apelemit” i Spitalit Rajonal të Gjilanit ku këtij institucioni si autoritet kontraktues i rekomandohet që të ndërpres këtë aktivitet të prokurimit. Kjo për faktin se duke u bazuar në raportin e vlerësimit të tenderëve i cili është përgatitur nga ana e Autoritetit Kontraktues, Komisioni vlerësues pas vlerësimit të ofertave ka konstatuar se ka 2 oferta ku vetëm njëri nga Operatorët ekonomik është i përgjegjshëm. 

Operatori tjetër ekonomik nuk i plotëson kërkesat e parapara me ligjin e PP-së dhe konkretisht ofertës i mungojnë kontrata, referenca dhe certifikata profesionale për serviser të cilat janë kërkuar në kuadër të rubrikës Kapaciteti teknik profesional të Dosjes së Tenderit.

Opinionet zyrtare mund ti shkarkoni duke klikuar mbi butonin Opinionet

Kthehu tek lajmet tjera