Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

1195 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


27 March 2015

AKK konstaton gjendjen në Konflikt Interesi të zyrtarit Masar Lluka

Prishtinë, 27 mars 2015 - Agjencia kundër korrupsionit ka konstatuar se Ekziston konflikt i interesit “rast për rast” për zyrtarin e lartë Masar Lluka - Anëtar i Kuvendit të Komunës së Gjakovës, në rastin e votimit për fillimin e procedurave ligjore për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale në Komunën e Gjakovës.

Agjencia kundër korrupsionit pati nisur trajtimin e rastit në fjalë nën dyshimin për konflikt të mundshëm të interesit pasi që z. Masar Lluka ka marrë pjesë në mbledhjen e Kuvendit Komunal të Gjakovës më datë 27.11.2014, në të cilën, një ndër pikat që është diskutuar ka qenë edhe shqyrtimi i kërkesës së kompanisë “Hirano Mushroom” Shpk, për ndarjen e një parcele për kultivimin e kërpudhave “shitake”, në ndërkohë që djali i z. Lluka ushtron funksion menaxherial në biznesin privat “Hirano Mushroom” Shpk.

Zyrtari i lartë z. Lluka gjatë takimit me zyrtarët e AKK-së ka pranuar se ka marrë pjesë në këtë mbledhje mirëpo ka deklaruar se nuk e ka ditur që kjo situatë mund të paraqes konflikt interesi.

Ligji për Parandalimin e Konfliktit të Interesit paraparë veprimet e ndaluara për zyrtarët e lartë, ndërkaq decidivisht parasheh se zyrtarit të lartë, gjatë ushtrimit të funksionit publik i ndalohet që të ndërmarr veprime të cilat në ndonjë mënyrë do të përshtaten interesit personal të tij apo interesit të personave të afërt apo të besueshëm.

Po ashtu Ligji në fjalë parasheh se çdo anëtar I Kuvendeve Komunale duhet t'i shfaqë të gjitha konfliktet e interesit që lindin në çdonjërën prej mbledhjeve në të cilën është prezent. Çdo këshilltar mund të ofrojë informacione për interesat e anëtarit tjetër.

Duke pasur parasysh dispozitat e lart cituara, z. Lluka është dashur të deklaroj konfliktin e interesit dhe të tërhiqet nga kjo mbledhje.

Si rrjedhojë Agjencia do të kërkoj fillimin e Procedurës për Kundërvajtje nga Gjykata kompetente.

 

Shkarko vendimin si pdf

Kthehu tek lajmet tjera