Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

1184 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


24 February 2015

AKK I rekomandon MKRS anulimin e tenderit për ndërtimin e Palestrës Sportive në Komunën e Dragashit

Prishtinë, 24 shkurt 2015 – Agjencia kundër Korrupsionit përmes një Opinioni I kërkojë Ministrisë për Kulturë Rini dhe Sport që të anulojë procedurat e prokurimit në lidhje me Tenderin Publik “Ndërtimi I Palestrës Sportive në Komunën e Dragashit” në mënyrë që I njëjti të procedohet në pajtim me dispozitat e Ligjit për Prokurimin Publik. 

Për tenderin e lartë cekur Autoriteti Kontraktues ka ftuar Agjencinë që të monitorojë punën e Komisionit Vlerësues. Monitoruesit e AKK-së gjatë këtij procesi kanë vërejtur se vlerësimi I Ofertave ishte në përputhje me Ligjin e prokurimit Publik si dhe me Dosjen e tenderit. Por Monitoruesit e AKK-së vërejtën se në disa formulime të kërkesave në dosjen e tenderit lënë hapësire për të mos interpretuar vetëm në nëj mënyrë. 

Në dosjen e Tenderit tek “ Para Masa dhe Para Llogaria” në pikën D Ajrosja dhe ventilimi Kërkohej Klima- Komora (AHU) për montim të jashtëm me dimensione për përgatitjen e ajrit dhe ventilimit me ajër të freskët dhe rekuperator pllakor, prodhues Klima-Oprema Kroaci. Agjencia konsideron se Autoriteti Kontraktues nuk do të krijojë ose imponojë dhe do të marr të gjitha masat e nevojshmen për parandalimin e kushteve që rezultojnë në diskriminim territorial, material, personal ose organizativ ndërmjet operatorëve ekonomik. Me caktimin e vendit të origjinës si dhe emrin e prodhuesit të klimës Autoriteti Kontraktues ka favorizuar prodhuesin e caktuar, ndërsa në këtë rast diskriminohen të tjerët në raport me favorizuesin.

Gjatë monitorimit të vlerësimit të ofertave, Agjencia ka vlerësuar, krahasuar dhe ekzaminuar dokumentacionin relevant dhe në bazë të të gjeturave, konstaton se as njëri nga Operatorët Ekonomik si ofertues nuk I plotëson në tërësi kërkesat që janë paraparë në dosjen e tenderit. 

Prandaj Agjencia I rekomandon Autoritetit Kontraktues anulimin e këtij aktiviteti të prokurimit dhe në rast të ri-tenderimit, të përpilohet Dosja në mënyrë më të përshtateshe duke u bazuar në rekomandimet që dalin nga ky opinion për të mos lënë hapësirë tendencave manipuluese nga Operatorët Ekonomik. 

Opinionin e plotë mund ta shkarkoni duke klikuar mbi butonin Opinionet

Kthehu tek lajmet tjera