''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1181 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


13 February 2015

Të hënën fillonë trajnimi i zyrtarëve (pikave të kontaktit) për deklarimin e pasurisë

Prishtinë, 13 shkurt 2014 - Në vazhdën e përgatitjeve për fillimin e procesit të deklarimit të pasurisë Agjencia kundër Korrupsionit që nga e hëna (16.02 2015) do të fillonë procesin e trajnimit të të gjithë zyrtarëve kontaktues (pikat e kontaktit) të Institucioneve të Republikës së Kosovës për të siguruar që procesi I deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik të zhvillohet me efikasitet të plotë.

 

Drejtori i Agjencisë kundër Korrupsionit z. Hasan Preteni tha se : - ““Qëllimi i trajnimit është ofrimi i njohurive të mjaftueshme lidhur me procesin e deklarimit të pasurisë, ofrimin e njohurive për zyrtarët kontaktues për përgatitjen e listave të zyrtareve të lartë publik të të gjitha institucioneve, ndryshimet në ligjin për deklarimin e pasurisë , ndryshimet në formularin e deklarimit të pasurisë si dhe qështje tjera qe kanë të bëjnë me punën e AKK-së që lidhet me obligimet e zyrtarëve publik ndaj kuadrit ligjor anti-korrupsion”.

 

Z. Preteni u bëri thirrje të gjithë zyrtarëve të institucioneve të cilët janë pika kontakti me Agjencinë për këtë process, që të ndjekin këtë trajnim në mënyrë që procesi i deklarimit të pasurisë të përmbyllet me sukses.

 

Këtë trajnim I cili organizohet në Prishtinë do ta ndjekin rreth 170 zyrtar kontaktues të të gjitha institucioneve, ndërsa do të zhvillohet për gjatë pesë ditëve të javës.

 

Ndryshe, procesi i deklarimit vjetor të pasurisë nga ana e zyrtarëve të lartë publik i cili bëhet mbi bazën e Ligjit për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e pasurisë dhe të Dhuratave fillon më 01 deri më 31 mars 2015.

Kthehu tek lajmet tjera