''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1178 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


20 January 2015

Zyrtarët e AKK-së pritën studentët Evropian

Prishtinë 20 janar 2015- Agjencia kundër Korrupsionit ka qenë nikoqire e grupi prej 20 studentëve nga Programi Evropian Master i të Drejtave të Njeriut dhe Demokratizim në kuadër të Qendrës Evropiane Ndër-Universitare për të drejtat e njeriut dhe demokratizim (EIUC) me seli në Venedik të Italisë.

Studentët evropian janë pritur nga zyrtarët e Agjencisë Blerim Kelmendi drejtori i Departamentit të Hetimeve dhe Frashër Murtezaj shef i Divizionit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit me ç ‘rast i njoftuan studentët rreth misionit të Agjencisë, si dhe mënyrat e punës praktike që ky institucion i zhvillon gjatë realizimit të misionit të vetë.

EIUC është qendër ndërdisiplinore e përsosmërisë që është formuar nga 41 Universitete nga të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe studentëve të Masterit të Arteve të Vjenës në të Drejtat e Njeriut- Qendra post diplomike- Universiteti i Vjenës.

Kthehu tek lajmet tjera