''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1177 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


19 January 2015

AKK përfundon procesin e Monitorimit të Menaxhimit të një Kontrate në Komunën e Ferizajt

Prishtinë, 19 Janar 2015 - Agjencia kundër korrupsionit konsideron se procedura e pranimit teknik dhe funksionalizimit të aparatit mamografik për nevojat e Qendrës të Kujdesit të Mjekësisë familjare të Komunës së Ferizajt është zhvilluar sipas Ligjit në fuqi për Prokurimin Publik, ku shënon kështu edhe përfundimin e aktiviteti të parë të Agjencisë për Monitorimin e Menaxhimit të Kontratave nga ana e Autoriteteve Kontraktuese Publike. 

Agjencia kundër Korrupsionit, sipas detyrës zyrtare ka paraqitur Njoftim pranë Autoritetit Kontraktues Komuna e Ferizajt, përmes së cilit e ka njoftuar të njëjtin se AKK do të merr pjesë në monitorimin e Menaxhimit të Kontratës Publike me titull “ Furnizim me një aparat të Mamografisë për diagnostikimin e kancerit të gjirit, 10 aparate për EKG, 5 sterilizator dhe 5 karrige stomatologjike për nevoja të QKMF-së Ferizaj “ .

Autoriteti Kontraktues ka bërë Njoftimin për dhënie të kontratës për të lotët, lot 1 Furnizim me një aparat të Mamografisë për diagnostikimin e kancerit të gjirit, 10 aparate për EKG, 5 sterilizator është shpallur fitues Operatori Ekonomik MEDICA me çmim prej 41,990.00, ndërsa për lot 2 ku ka qenë e paraparë të bëhet Furnizimi me 5 karrige stomatologjike për nevoja të QKMF-së Ferizaj është shpallur fitues Operatori Ekonomik KOMED me çmim prej 8,880.00 €.

Pasi, Autoriteti Kontraktues ka bërë njoftimin për dhënie të kontratës për 2 lotet, Operatori Ekonomik KOSOVA-MED si palë e pakënaqur ka parashtruar ankesë në Organin Shqyrtues të Prokurimit për lot 1 Furnizim me një aparat të Mamografisë për diagnostikimin e kancerit të gjirit, 10 aparate për EKG, 5 sterilizator. Mirëpo më vonë ka parashtruar kërkesë për tërheqje të ankesës me arsyetimin se kemi të bëjmë më një aparat të rëndësisë së veçantë dhe është fundi i vitit, andaj ka kërkuar nga Paneli Shqyrtues i OSHP-së që ta aprovoj kërkesën për tërheqje të ankesës. Paneli Shqyrtues i OSHP-së me dt.10.11.2014. pas mbajtjes së seancës ka aprovuar kërkesën për tërheqje të ankesës së Operatorit Ekonomik Kosova Med.

Autoriteti Kontraktues e ka njoftuar Agjencinë se me dt.11.11.2014 është nënshkruar Kontrata për lot 1 Furnizim me një aparat të Mamografisë për diagnostikimin e kancerit të gjirit,10 aparate për EKG, 5 sterilizator me Operatorin Ekonomik Medica, ndërsa për lot 2 Furnizim me 5 karrige stomatologjike e ka njoftuar AKK-në se kontrata për LOT II nuk është nënshkruar për arsye se OE "KOMED" nga Prishtina e ka njoftuar Autoritetin kontraktues me shkrim se tërhiqet nga nënshkrimi i kontratës dhe se AK ka filluar procedurat e konfiskimit të sigurimit te tenderit, ka bërë anulimin e njoftimit për dhënie dhe kemi bërë ri tenderimin e njoftimit për kontrate për LOT II. Autoriteti Kontraktues me dt.03.12.2014 ka bërë njoftimin për dhënie të kontratës në faqen elektronike të KRPP-së për lot 2 Furnizim me 5 karrige stomatologjike (ri-tender) ku fitues i këtij loti është shpallur NTP ANDIDENT me çmim prej 12,900.00 €, me këtë Operator ekonomik edhe është nënshkruar kontrata. Herën e parë ku ishte shpallur fitues i lotit 2 Operatori ekonomik KOMED, Agjencia kundër Korrupsionit ka vërejtur se çmimin që kishte ofruar ky Operator e me të cilin çmim edhe e kishte fituar këtë lot ishte çmim nën vlerën e tregut, andaj ky Operator ekonomik, pasi e kishte kuptuar se AKK do të jetë pjesë e monitorimit të menaxhimit të kontratës ishte tërhequr dhe kishte refuzuar nënshkrimin e kontratës.

Autoriteti Kontraktues e ka njoftuar Agjencinë se do të bëhet Furnizimi me Aparaturë të Mamografisë pranë Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj (QKMF). Zyrtarët e Divizionit për Parandalimin e Korrupsionit në Prokurimin Publik kanë qenë prezent në pranimin e Aparaturës në fjalë ku kanë konstatuar se është bërë pranimi teknik dhe funksionalizimi përfundimtar i aparatit të mamografisë ku është bërë përmes pranimit nga ana e Komisionit profesional dhe është konstatuar se aparaturat janë funksionale.
AKK , edhe në të ardhmën vazhdimisht do të bëjë monitorimin e menaxhimt të kontratave edhe në projektet e tjera të insitucioneve publike në mënyrë që të sigurohet një process I drejtë I zhvillimit të projekteve nga Autoritetet Kontraktuese. 

Opinionin e plotë mund ta shkarkoni duke klikuar mbi butonin Opinionet

Kthehu tek lajmet tjera