Prishtinë, 11 dhjetor 2014 - Drejtori I Agjencisë kundër korrupsionit z Hasan Preteni ka marrë pjesë në konferencën e globale kundër korrupsionit që është organizuar në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nën përpjekjet ndërkombëtare të minimit të forcës së rrjeteve kriminale kombëtare e ndërkombëtare.
Pjesëmarrësve të kësaj konference e cila mblodhi 300 përfaqësues të 130 shteteve të botës ju drejtua edhe Princi William i Britanisë, I cili tha se “ Korrupsioni është krim që prekë në zemër të sigurisë sonë. Korrupsioni nuk njehë as kufijtë kombëtarë as interesat kombëtare. Ai deformon zhvillimin ekonomik, minon sundimin e ligjit, dhe stimulon burimet e konfliktit ", Princi William.
Ndërkaq kryetari i Grupit të Bankës Botërore Jim Yong Kim tha se korrupsioni nuk është vetëm një kërcënim për zhvillimin e qëndrueshëm, por ai nuk lejon që ti jepet fund varfërisë ekstreme dhe pengon rritjen e prosperitetit të përbashkët.
"Korrupsioni mund të jetë një nga shprehjet më flagrante të pabarazisë në shoqërinë tonë," tha Kim, duke shtuar se flukset e paligjshme financiare tejkalojnë edhe ndihmën dhe investimet e huaja direkte nëpër vende të ndryshme.
Takimi Ndërkombëtar Aleanca kundër korrupsionit I cili u zhvillua nga 08 deri më 10 dhjetor pati për qëllim promovimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e njohurive mbi çështjet e korrupsionit brenda dhe përtej kufijve. Më shumë se 20 seanca u mbajtën për gjatë punëtorisë ku u përqendrua në flukset e paligjshme financiare, ryshfetit transnacional, teknikat e reja financiare hetimore, parandalimit të korrupsionit, si dhe veprimit kolektiv ndaj krimit në sektorin privat.
Në këtë konferencë u tha se miliarda dollar zhduken nga veprimet korruptive sidomos nga ekonomit e vendeve në zhvillim të cilat do të duhej të investonin në përmirësimin e jetës së njerëzve.
"Korrupsioni, evazioni fiskal, dhe kapjen e të hyrave natyror-burimore nuk janë vetëm të paligjshme, por edhe të pamoralshme, sepse ata I mbajnë njerëzit të varfër të varfër", tha drejtori menaxhues i Bankës Botërore Sri Mulyani Indrawati.
Ajo foli në një seancë mbi lidhjen e korrupsionit në flukset e mëdha financiare të paligjshme. Shumë vende kanë ligje kundër korrupsionit, por "nuk e zbatojnë ato sa duhet", tha Jean Pesme, i cili udhëheq ekipin e pastrimit të parave në Bankën Botërore.
Agjencia kundër korrupsionit është njëri nga institucionet e vetëm nga Ballkani që ka marr pjesë në këtë konferencë të rëndësishme kundër korrupsionit që për herë të tretë e organizon Banka Botërore në Uashington.