''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1168 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


27 November 2014

AKK kërkon nga MSH që të anuloi tenderin “Furnizim me material shpenzues medicinal nga Lista Esenciale”; pasi dyshohet se një OE ka falsifikuar dokumentacionin

Prishtinë, 27 nëntor 2014 - Agjencia kundër Korrupsionit përmes një opinioni i këkrojë Ministrisë së Shëndetësisë që të si Autoritet Kontraktues ti ndërmerr të gjitha masat për anulimin procesit të tenderit “Furnizim me material shpenzues medicinal nga Lista Esenciale”, në mënyrë që të respektohen dispozitat e kuadrit ligjor që rregullon fushën e prokurimit në Republikën e Kosovës.

Ministria e Shëndetësisë, bazuar në nevojën e sajë për Furnizime me Pajisje medicinale, ka paraparë aktivitet prokurimi me Procedurë të Hapur. Autoriteti Kontraktues ka përgatitë Njoftimin për Kontratë me titull::“Furnizim me material shpenzues medicinal nga Lista Esenciale”, procedurë kjo që në vetvete përmban tenderin e ndarë në gjashtëdhjetë(60) LOTE.

Në “Njoftim për Kontratë” në pikën III.2 Kushtet për pjesëmarrje, nën pika III.2.4 Kapaciteti Teknik dhe profesional kërkohet: “Dëshmi që materiali është i prodhuar apo regjistruar në së paku një vend të BE-së ; Schengen-it, Britani e madhe, Zvicër, SHBA, Kanada, Japoni, Izrael, Australi, Zelandë e Re, Turqi (të prodhuara ne Turqi)” Autoriteti Kontraktues në Dosjen e Tenderit ka paracaktuar vendin e origjinës për produktet që do të furnizohet. Kësisoj Agjencia ka vërejtur se me përkufizimin e vendit të origjinës për pajisjet furnizuese, Autoriteti Kontraktues favorizon Operator të caktuar Ekonomik dhe në të njëjtën kohë diskriminohen disa të tjerë. “Nëse Autoriteti Kontraktues iu është referuar Udhëzuesit Administrativ për produkte medicinale i nxjerrë nga Ministria e Shëndetësisë, Agjencia nuk ka gjetur elemente që ky udhëzim e mbulon edhe furnizimin me pajisje medicinale” thuhet në Opinionin e Agjencisë adresuar Ministrisë së Shëndetësisë. 

Për më tej Operatori Ekonomik Ankues ishte shpallur i pa Përgjegjshëm nga Autoriteti Kontraktues, pasi nuk kishte ofruar autorizim të vulosur nga prodhuesi. I pa kënaqur me vlerësimin e ofertave nga Autoriteti Kontraktues Operatori Ekonomik “FRIENDS” ka bërë ankesë në OSHP. Me vendimin e OSHP-së 283/14 të datës 08/09/2014 aprovohet pjesërisht ankesën e Operatorit Ekonomik “FRIENDS” dhe kthehet në ri vlerësim tenderi. Me këtë vendim, po ashtu OSHP i jep të drejtë Operatorit Ekonomik ankues, pasi Autoriteti Kontraktues nuk e kishte kërkuar Autorizimin e vulosur në Dosjen e Tenderit.

“Autoriteti Kontraktues, gjatë seancës së shqyrtimit kryesor në OSHP të datës 3/shtator/2014 kishe njoftuar të pranishmit se dyshonin se Autorizimi i ofruar nga Operatori Ekonomik “FRIENDS” nuk është siç duhet. Dyshonin se Operatori Ekonomik “FRIENDS” kishte falsifikuar dokumentacionin dhe të njëjtit nuk kishin gjetur fakte se një kompani e tillë ekziston në adresën që ishe paraqitur në dokumentacion në lidhje me prodhuesin “JOHNSON&FRIEND”. OSHP edhe pse ka qenë e informuar nga Autoriteti Kontraktues me pretendimet se dokumentet mund të ishin falsifikuar, nuk ka arritur të vërtetoj këtë fakt”, thuhet në gjetjet e Agjencisë. 

Me pranimin e këtij informacioni, Agjencia Kundër Korrupsion ka hetuar dhe ka gjetur fakte se Operatori Ekonomik “FRIENDS” ka lajthitur Autoritetin Kontraktues dhe Organin Shqyrtues të Prokurimit duke paraqitur Certifikatë false në Ofertën e tij, për tenderin: “Furnizim me material shpenzues medicinal nga Lista Esenciale”. Agjencia Kundër Korrupsion ka kërkuar nga Agjencia Kosovare për Produkte Medicinale – AKPM të na vejë në dispozicion llojin e certifikatës, me të cilën Operatori Ekonomik “FRIENDS” është regjistruar si importues në këtë institucion. Sipas dokumentacionit të ofruar nga AKPM, kemi gjetur se Operatori Ekonomik në Dosjen e Tenderit të dorëzuar tek Autoriteti Kontraktues nuk ka paraqitur dokumente autentike.

Operatori Ekonomik gjatë komunikimit elektronik dhe me dokumentacione, ka paraqitur edhe web adresën e prodhuesit ëëë.johnsonsfriends.com, e cila adresë sipas hetimeve të Agjencisë në “Domain Dossier, Investigate domains and IP addresses”, del se ëeb faqja menaxhohet nga një web faqe nga Kosova www.trokit.com. Agjencia kundër Korrupsion dyshon se Operatori Ekonomik “FRIENDS” vet iu është përgjigjur pyetjeve nga Autoriteti Kontraktues, përgjigjet i ka dhënë në cilësinë e prodhuesit “JOHNSON&FRIENDS”

Si rrjedhojë Ministria e Shëndetësisë si dhe Organi Shqyrtues i Prokurimit ka obligim ligjor dhe duhet të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mos lejuar që Operatorë Ekonomik të këtij niveli të ofertojnë në tender të tillë. Akoma më shumë vëshitrësohet ky veprim, kur kemi të bëjmë me pajisje medicinale, të cilat prekin drejtëpërdrejtë në shëndetin e qytetarëve të Kosovës. Agjencia kundër Korrupsion rekomandon që të veprohet në mënyrë të drejtë gjatë tërë aktivitetit të prokurimit 


Opinionin e plotë zyrtar mund ta shkarkoni duke klikuar mbi butonin Opinionet

Kthehu tek lajmet tjera