''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1154 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


11 August 2014

AKK i rekomandon QKUK-së anulimin e procedurave te tenderit: - “Servisimi i Pajisjeve Radiologjike''

Prishtinë, 11 gusht 2014 - Agjencia kundër korrupsionit kërkojë nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës që si autoritet kontraktues, që t`i ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme drejt evitimit të shkeljeve të evidentuara në lidhje me tenderin: “Servisimi i Pajisjeve Radiologjike'', në mënyrë që të respektohen dispozitat përkatëse të Ligjit për Prokurimin Publik. 

QKUK, bazuar në nevojën e Servisimit dhe Mirëmbajtjen e Pajisjeve Radiologjike ka paraparë procedurë të hapur Prokurimi me titull: “Servisimi i Pajisjeve Radiologjike'' Aktivitet të cilin, ky institucion nuk ka mund ta finalizoj që nga viti 2012.

Agjencia Kundër Korrupsion ka ofruar Opinione për këtë lëndë më datë 15/08/2012 si dhe 21/10/2013. Autoriteti Kontraktues, Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka respektuar Opinionet e Agjencisë me ndërprerje të aktivitetit, mirëpo prapë se prapë Autoriteti Kontraktues nuk ka përgatitur një dosje të përshtatshme për përfundimin këtij prokurimi tejet kompleks. “Kriteret e domosdoshme dhe të qarta mund të inkorporohen në Dosjen e Tenderit dhe njëherë e përgjithmonë ti jepet fund një procesi i cili duhet të jetë i drejtë dhe transparent”, thuhet në Opinionin e Agjencisë. 

Si rrjedhojë më datë 03/04/2014 Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka shpallur sërish në KRPP Njoftim për Kontratë për aktivitetin e prokurimit Servisimi i Pajisjeve Radiologjike. Agjencia Kundër Korrupsionit ka identifikuar këtë aktivitet Prokurimi si rast për trajtim dhe gjatë ekzaminimit të aktivitetit të prokurimit nga “Dosja e Tenderit”, Agjencia Kundër Korrupsionit ka hasur në disa të dhëna që nuk janë në përputhje të plotë me Procedurat e Prokurimit në Kosovë.
“Në Seksioni II. FLETA E TË DHENAVE TË Tenderit (FTD), rubrika Kërkesat mbi mundësitë teknike dhe/ose profesionale, pika 9.2 Dëshmia e kërkuar dokumentare, tek nënpika 1, kërkohet: Minimum Tre serviser të certifikuar nga prodhuesi (Të dëshmohet me Certifikatë, kontratë pune si dhe Dëshmi nga ATK për pagesën e kontributeve për serviserët nga ofertuesi, minimumi 12 muajt e fundit). Autoriteti Kontraktues me këtë kërkesë nuk i ka dhënë mundësinë konkurrencës së lirë duke kufizuar mundësinë që grupi i Operatorëve Ekonomik ta plotësoj njëri tjetrin në pajtim me ligjin e prokurimit në Kosovë”, thuhet në vlersimin e Agjencisë. 

Njoftimi për Kontratë për këtë aktivitet të prokurimit është shpallur më datë 03/04/2014 ndërsa Raporti i Vlerësimit është përgatitur më datë 26/05/2014. Në raportin e vlerësimit konstatohet se vetëm njëri nga tre Operatorët Ekonomik është i përgjegjshëm. Pas këtij konstatimi, Qendra Klinike Universitare e Kosovës, ka njoftuar KRPP-në më 30/05/2014 që Autoriteti Kontraktues do të vazhdoj procedurën me Operatorin e vetëm të Përgjegjshëm Ekonomik. 

Për të shfaqur mospajtimet e veta, dy nga operatorët ekonomik që ishin cilësuar si të pa përgjegjshëm nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës kanë paraqitur ankesë në OSHP. Njëri më datë 06/06/2014 (169/14), ndërsa tjetri më 09/06/2014 (171/14). Ankesat e Operatorëve Ekonomik janë shqyrtuar nga OSHP dhe me këtë rast, njëra është aprovuar pjesërisht ndërsa tjetra është aprovuar në tërësi. Me Vendimin 169/14 , 171/14 të datës 07/07/2014 Organi Shqyrtues i Prokurimit ka anuluar “Njoftimin për Dhënie të Kontratës” dhe kthen lëndën me nr. prokurimi 701/14/049/211 në Rivlerësim.

Pas rivlerësimit të ofertave, në Raportin e Rivlerësimit të datës 08/07/2014 del si fitues Operatori Ekonomik Ledi Med. Pra, në Njoftim për Dhënie të Kontratës të datës 14/07/2014 në KRPP, Autoriteti Kontraktues, ka vendosur që për herën e dytë, ta shpërblej me kontratë Operatorin tjetër Ekonomik (Ledi Med), i cili në raportin e vlerësimit të parë nuk ishte cilësuar si i përgjegjshëm. 

Agjencia Kundër Korrupsion ka përcjellë me vëmendje të shtuar këtë aktivitet prokurimi dhe cilëson se si i tillë është mjaftë kompleks dhe duhet të zgjidhet në kohë të arsyeshme. Agjencia rekomandon që njëherë e përgjithmonë ti jepet zgjidhje kësaj çështje pasi që bëhet fjalë për interes të gjerë të qytetarëve të Kosovës. 

Agjencia gjithashtu Rekomandon që të gjenden modalitete që servisimi dhe mirëmbajtja e pajisjeve radiologjike të bëhet me pjesë origjinale dhe me shërbim profesional të autorizuar nga prodhuesi në mënyrë që mos të dalin probleme të tjera gjatë ekzekutimit të kontratës.

Opinionin e plotë zyrtar mund ta shkarkoni duke klikuar mbi butonin Opinionet

Kthehu tek lajmet tjera