''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1133 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


28 March 2014

AKK i adreson Opinion Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik

Prishtinë, 28 mars 2012 - Agjencia kundër korrupsionit kërkojë nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik si autoritet kontraktues (në tekstin e mëtejmë A.K), që t`i ndërmerrni të gjitha veprimet e nevojshme për evitimin e shkeljeve të evidentuara në lidhje me tenderin “ Laboratori i Institutit Gjeologjik të Kosovës “ në mënyrë që të respektohen dispozitat përkatëse të Ligjit për Prokurimin Publik.

Ministria e Zhvillimit Ekonomik si Autoritet kontraktues, përmes Zyrës së Prokurimit ka përgatitë “Njoftimin për Kontratë” me titull “ Laboratori i Institutit Gjeologjik të Kosovës “ e cila është publikuar në faqen elektronike të KRPP-së me dt. 21.02.2014, në Procedurë të Hapur. Divizioni për Parandalimin e Korrupsionit në Prokurimin Publik, pranë Agjencisë kundër Korrupsionit sipas detyrës zyrtare ka identifikuar këtë procedurë prokurimi si rast për trajtim. Gjatë ekzaminimit të dokumentacionit për këtë aktivitet të prokurimit në “Njoftimin për Kontratë” dhe “Dosjen e Tenderit“, Agjencia Kundër Korrupsionit ka hasur në disa të dhëna që nuk janë në pajtueshmëri të plotë me Procedurat e Prokurimit të cilat rregullohen me ligjin për Prokurimin Publik i cili është i zbatueshëm në Republikën e Kosovës.

Agjencia kundër Korrupsionit, konstaton qartë se Autoriteti Kontraktues Ministria e Zhvillimit Ekonomik këtë aktivitet të prokurimit e ka klasifikuar si Kontratë për Furnizim, ndërsa nuk e ka paraparë tek pozicioni i Kontratave për furnizim në Planifikimin e Prokurimit për vitin 2014.

Gjatë ekzaminimit të dokumentacionit për këtë Tender, tek pjesa e specifikimeve teknike të detyrueshme është kërkuar që pajisjet duhet të jenë me origjinë nga UE (Unioni Europian).Me formulimin e këtyre specifikimeve teknike është cekur origjina e pajisjeve. Me përcaktimin e origjinës të këtyre pajisjeve, favorizohen prodhuesit e caktuar dhe në të njëjtën kohë diskriminohen prodhuesit tjetër që janë jashtë Unioni Europian. Autoriteti Kontraktues mund të kërkoj që produkti të jetë i kualitetit të lartë dhe mund ti referohet një standardi vendor, Europian ose ndërkombëtar, por nuk lejohet assesi të kërkohet që origjina e këtyre pajisjeve të jetë nga UE.

Autoriteti kontraktues duhet t'i përpilojë specifikimet teknike në atë mënyrë që ato të jenë në përputhje me qëllimin e prokurimit dhe të drejtuara drejt sigurimit të qasjes sa më të mirë për të gjithë operatorët e interesuar ekonomik dhe tenderuesit. Autoriteti kontraktues është veçanërisht i ndaluar që të hartojë specifikime teknike që favorizojnë ose diskriminojnë një ose më shumë operatorë ekonomik.

Opinionin e plotë si pdf mund ta shkarkoni duke klikuar mbi butonin Opinionet

Kthehu tek lajmet tjera