''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1125 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


24 February 2014

AKK i rekomandon Spitalit rajonal të Ferizajt anulimin e tenderit të QIRSKP–Shtime

Prishtinë, 24 shkurt 2014 - Agjencia kundër korrupsionit përmes një opinioni i rekomandojë Spitalit Rajonal të Ferizajt që si autoritet kontraktues t`i ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për evitimin e shkeljeve të evidentuara në lidhje me tenderin “Ofrimi i shërbimeve për Mirëmbajtjen Higjeniko Sanitare të ambientit dhe hapësirave të brendshme të QIRSKP–Shtime“.

Qendra për Integrim dhe Rehabilitim të Sëmurëve Kronik - Psikiatrik – Shtime, si Autoritet Kontraktues ka përgatitur “Njoftimin për Kontratë” në lidhje me këtë tender dhe të njëjtin e ka publikuar më datë 11/02/2014. Agjencia Kundër Korrupsionit ka identifikuar këtë aktivitet Prokurimi si rast për trajtim. Gjatë trajtimit të kësaj procedure të prokurimit nga “Dosja e Tenderit”, Agjencia Kundër Korrupsionit ka hasur në disa të dhëna që nuk janë në përputhje të plotë me Procedurat e Prokurimit në Kosovë.

Agjencia ka gjetur se në njërin nga kriteret e këtij tenderi kërkohet si obligative qarkullimi financiar në tri vitet e fundit prej (2011,2012,dhe 2013) për shërbime të ngjashme së paku 500.000,00 €( obligativ).

“ Autoriteti Kontraktues nuk mund të kërkoj qarkullim financiar më tepër se dyfishi i vlerës së parashikuar, si vlerë minimale. Përveç qarkullimit minimal, Autoriteti Kontraktues mund të kërkoj edhe referenca në fushën specifike, por shuma e tyre nuk mund të kaloj më shume se 1.5 herë vlerën e parashikuar. Gjatë përcaktimit të kërkesave për kualifikim, Autoriteti Kontraktues duhet ti kushtoj rëndësi të veçantë zhvillimit të operatorëve ekonomik të rinj dhe të formuloj kërkesat minimale të kualifikimit në mënyrë të tillë që nuk përjashton operatorët ekonomik të rinj të cilët posedojnë në një shkallë të kënaqshme mundësitë ekonomike, financiare dhe/ose teknike” thuhet në opinionin e AKK-së.

Agjencia konsideron se veprimet e lartë përmendura të Autoritetit Kontraktues bien ndesh me Ligjin për prokurimin Publik të Kosovës si dhe me disa akte nën ligjore të kësaj fushe.

Si rrjedhojë AKK ka rekomanduar që të veprohet në mënyrë të drejtë gjatë tërë ciklit të prokurimit pa imponuar obligime të panevojshme dhe të shmanget çdo trajtim që favorizon një shërbyes të caktuar ose shërbyes potencial, dhe të anulohet ky aktivitet I prokurimit. 

Opinionin zyrtar mund ta shkarkoni duke klikuar mbi butonin Opinione

  •  

Kthehu tek lajmet tjera