''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1120 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


06 February 2014

AKK i rekomandon komunës së Deçanit anulimin e tenderit

Prishtinë, 06 Shkurt 2014 - Agjencia kundër Korrupsionit përmes një opinion kërkojë nga Komuna e Deçanit që si autoritet kontraktues, t`i ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme drejt evitimit të shkeljeve të evidentuara në lidhje me tenderin “Mirëmbajtja verore dhe dimërore e rrugëve në territorin e Komunës së Deçanit", në mënyrë që të respektohen dispozitat përkatëse të Ligjit për Prokurimin Publik.
Zyra e Prokurimit në Komunën e Deçanit ka përgatitë “Njoftimin për Kontratë” me titull “Mirëmbajtja verore dhe dimërore e rrugëve në territorin e Komunës së Deçanit" me nr. prokurimi: 61313070211, e cila është publikuar në faqen elektronike të KRPP-së me datë:16.12.2013, në Procedurë të Hapur. Divizioni për Parandalimin e Korrupsionit në Prokurimin Publik, pranë Agjencisë Kundër Korrupsionit sipas detyrës zyrtare ka identifikuar këtë procedurë prokurimi si rast për trajtim. Gjatë ekzaminimit të dokumentacionit të kësaj procedure të prokurimit në “Njoftimin për Kontratë”, Agjencia Kundër Korrupsionit ka hasur në disa të dhëna që nuk janë në pajtueshmëri të plotë me dispozitat e Ligjit në fuqi.
Në “Njoftimin për Kontratë” të publikuar në faqen elektronike të KRPP-së, më datë: 16.12.2013, tek pika III.2 e rubrikës “Kapaciteti teknik dhe profesional”, pika 10 është kërkuar që bartësi kryesor i projektit të ketë mbi 60 % të vlerës së Projektit. Gjithashtu e njëjta pikë është përshkruar edhe në “Dosjen e Tenderit“, që ka përgatitur Autoriteti Kontraktues për këtë tender, pikë kjo e cila konsiderojmë se bie ndesh me ligjin në fuqi për Prokurimin Publik.
Agjencia kundër Korrupsionit konstaton se Autoriteti kontraktues ka klasifikuar këtë aktivitet të prokurimit të llojit Shërbime, ndërsa është dashur që këtë aktivitet ta klasifikoj konform natyrës së punëve dhe shërbimeve. Duke u bazuar në Ligjin për Prokurimin Publik gjegjësisht Neni 15 dhe interpretimin ligjor të datës: 13.01.2014 të cilin e kemi kërkuar nga KRPP-ja, lidhur me klasifikimin e kontratave të Përziera konstatohet qartë se Kontrata që përfshin njëkohësisht Punët dhe shërbimet, konsiderohet si kontratë pune nëse vlera e parashikuar e punëve e kalon vlerën e parashikuar të shërbimeve, ose anasjelltas.
Veprimet e Autoritetit Kontraktues konsiderojmë se bien ndesh me nenin 7 Barazia në trajtim/jo- Diskriminimi; nenin 15 Klasifikimi i Kontratave të përziera; nenin 71 Grupet e Operatorëve Ekonomik dhe Operatorët e Huaj Ekonomik; dhe Nenin 59 Ekzaminimi, Vlerësimi dhe Krahasimi i Tenderëve të Ligjit për Prokurimin Publik Nr.04/L-042.
Si rrjedhojë e këtyre shkeljeve të procedurave tenderuese Agjencia Kundër Korrupsion rekomandon anulimin e kësaj procedure të prokurimit dhe të shmangen praktika të tilla në të ardhmen.

Kliko këtu për ta hapur Opinionin si pfd file

Kthehu tek lajmet tjera