Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

1107 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


26 November 2013

Kosova me statusin e anëtarit vëzhguese në konferencën globale kundër korrupsionit

Prishtinë 26 nëntor 2013 - Drejtori I Agjencisë kundër Korrupsionit z. Hasan Preteni është duke marr pjesë në punimet e konferencës së dytë të sesionit të pestë të konferencës së shteteve nënshkruese të Konventës Ndërkombëtare kundër korrupsionit e cila po mbahet në kryeqytetin e Panamas , PANAMA CITY. 

Ai ka pasur disa takime me udhëheqës të mekanizmave të ndryshëm ndërkombëtar kundër korrupsionit si dhe ekspertë botëror për të shikuar ndihmën që ata mund ti japin Kosovës përmes Agjencisë kundër Korrupsiont për ta luftuar me sukses korrupsionin në Kosovë 

E organizuar nën ombrellën e UNCAC mekanizëm ky I Kombeve të Bashkuara konferenca ka mbledhur 168 përfaqësues të qeverive të shteteve nënshkruese të konventës si dhe rreth 1500 delegat nga e gjithë bota, ndërsa Kosova sivjet merr pjesë për herë të parë pasi mori statusin e anëtarit vëzhguese . 

Presidenti i Panamasë , Rikardo Martinelli, në fjalën e tij të hapjes së konferencës , ka theksuar rëndësinë e konfrontimit serioz me korrupsionin. Ai tha : "Konventa e OKB- së kundër Korrupsionit hap rrugë të forta që e gjithë bota të punojë së bashku për t'u përballur me një nga sfidat më të mëdha si komunitet global . "

Në anën tjetër drejtori gjeneral I UNODC Yury Fedotov ka bërë thirrje për një mobilizim të fuqishëm global për të dal fitues në betejat e shteteve të ndryshme që janë duke u ballafaquar në përvoja shkatërruese të zhvillimit ekonomik e social. 

Ai ka thënë se Korrupsioni nuk është thjeshtë një krim që dobëson zhvillimin e qëndrueshëm, por është edhe bazammenti më I fuqishëm I aktiviteteve tjera kriminale siç janë krimi I organizuar, trafiku I drogës apo terrorizmi. 

" Pa korrupsionit dhe mitmarrjes , " ka thënë z. Fedotov , " Miliona gra, fëmijë dhe burra nuk mund të trafikohen si skllevër , mijëra armë të vogla nuk mund të arrijnë destinacionet e tyre të dhunshme , dhe tonet e drogave të paligjshme nuk mund të arrijnë konsumatorët e tyre” .

" Sundimi i ligjit” ka shtuar ai “ është gjithnjë e duke u njohur si bazë për transparencën dhe llogaridhënien , dhe mundësues I zhvillimit të qëndrueshëm” .

Konventa e Kombeve të Bashkuara kundër Korrupsionit është themel për luftën kundër korrupsionit në gjithë globin. Mekanizmi I OKB-së UNCAC është duke bërë përpjekje që të forcojë kapacitetet në gjithë botën që përmes të gjitha varianteve të sigurojë se ligjet kombëtare anti -korrupsion janë plotësisht në përputhje me Konventën. Të nxisë një gatishmëri për të bashkëpunuar dhe të shkëmbejnë informata përtej kufijve shtetëror, ku në fakt në këtë Konferencë ka pasur gatishmëri të plotë nga të gjitha vendet se ka një angazhim të fortë për tu përballur me korrupsionin .

Mbajtur në Panama City , kjo konferencë një javore është ngjarja më e madhe në botë e anti - korrupsionit në të cilën marrin pjesë mbi 1.500 pjesëmarrës nga Shtetet Anëtare , shoqëria civile , akademike e sektorit privat dhe medias për të diskutuar praktikat më të mira të luftës kundër korrupsionitn sidhe arritjen e sukseseve në luftën kundër korrupsionit nën ombrellë e UNCAC .

Konventa tani ka 168 shtetet nënshkruese dhe ka shkuar më tej se çdo Konventë tjetër të OKB-së me anë të mekanizmit të saj unik Shqyrtues që , pas katër vjet , ka trajnuar më shumë se 1.400 ekspertë kundër korrupsionit dhe ka dhënë ndihmë të 35 shteteve për të ndryshuar legjislacionin e tyre .

Kthehu tek lajmet tjera