Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

1103 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


01 November 2013

Një delegacion nga Mali i zi vizitojë AKK-në

Prishtinë, 31 tetor 2013 – Një delegacion I përbërë nga katër anëtar nga Komisioni për Parandalimin e Konfliktit të Interesit I Malit të Zi kanë qëndruar sot për një vizitë studimore në Agjencinë Kundër Korrupsionit, për të shënuar kështu edhe një hapë të forcimit të bashkëpunimit në mes këtyre dy institucioneve të rëndësishme.

Qëllimi i kësaj vizite ka qene këmbimi i përvojave dhe thellimi i bashkëpunimit rajonal mes institucioneve homologe që kanë për mision në një formë ose tjetrën luftimin dhe parandalimin e Korrupsionit. Delegacioni malazes është pritur nga drejtori I AKK-së z. Hasan Preteni I cili me këtë rast tha se: – “ Kjo vizitë shënon një hap të rëndësishëm, në mes marrëdhënieve të këtyre dy institucioneve ku përmes shkëmbimit të përvojave të ndërsjella në mes Agjencisë dhe KPKI-së synohet të ngritën kapacitetet dhe forcimi I këtyre dy institucioneve”.

Agjencia kundër Korrupsionit si institucion I pavarur vazhdimisht kultivon frymën e bashkëpunimit dhe fuqizon rolin e vetë kundër korrupsionit duke këmbyer përvoja me mekanizmat rajonal dhe ndërkombëtar që kanë mision të njëjtë me Agjencinë.

Kthehu tek lajmet tjera