Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

1100 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


21 October 2013

AKK i rekomandon QKUK-së që të shkojë me procedurë negocimi në rastin e një tenderi

Prishtinë, 21 tetor 2013 - Agjencia kundër korrupsionit përmes një opinioni i rekomandoj Qendëres Klinike Universitare të Prishtinës që ta përdorë procedurën e negocimit në rastin e tenderit “Servisimi dhe Mirëmbajta e Pajisjeve Radiologjike për Qendrën Diagnostike dhe Institutin e Onkologjisë, tender ky që kap shumë rreth një milion euro. 

Qendra Klinike Universitare e Kosovës, duke u bazuar në nevojën e Servisimit dhe Mirëmbajtjen e Pajisjeve Radiologjike për Qendrën Diagnostike dhe Institutin e Onkologjisë ka paraparë procedurë të hapur prokurimi për këto shërbime. 

Pas ankesës së bërë në Organin Shqyrtues të Prokurimit nga njeri prej operatorëve ekonomik, OSHP me Vendimin PSH.nr. 14/2013 te datës 21.02.2013 Urdhëron Autoritetin Kontraktues ta kthej në Ri-Tenderim këtë procedurë Prokurimi dhe me rastin e ri-shpalljes së tenderit, të ndahet aktiviteti i prokurimit në Lote. 

Agjencia kundër Korrupsionit konsideron, se OSHP ka kërkuar nga AK-QKUK të ndajë servisimin e aparaturave radiologjike në Lote pa bërë asnjë vlerësim, krahasim dhe ekzaminim të gjendjes së këtyre aparaturave të cilat i posedon QKUK. 


Autoriteti kontraktues QKUK me datën 16.05.2013 ka shpallur tender Servisimit dhe Mirëmbajtjen e Pajisjeve Radiologjike për Qendrën Diagnostike dhe Institutin e Onkologjisë dhe ka ndare servisimin e pajisjeve ne loto ku krahas kësaj ka bere edhe ndryshimin e kërkesave te përshtatshmërisë profesionale nga shpalljet e mëparshme. Konkretisht ne “Dosjen e Tenderit” Seksioni II FTD tek pika 7.1 te Kërkesat e Përshtatshmërisë Profesionale QKUK ka kërkuar autorizim nga prodhuesi vetëm për Lot 4 për shkak se nevojitet leja për qasje në serverin bazë – (njëri OE nëse janë grup i OE). 

Në provat që posedon AKK te një komunikimi elektronik të datës 15/05/2013 në mes të Shefit të Radiologjisë dhe Zyrtarit të prokurimit në QKUK, ata bien dakord që për kritere për servisim dhe mirëmbajtje të aparaturave radiologjike të kërkohen vetëm certifikatat e serverëve për mirëmbajtje dhe servisim të aparaturave radiologjike. Ndërsa vetëm për lot.4 (Serveri ISSA) duhet të kërkohet autorizim i prodhuesit për shkak se nevojitet leja për qasje në server. 

Agjencia kundër Korrupsionit gjate hetimit dhe mbledhjes së dokumentacionit për këtë tender ka arritur të siguroje këto tri në të cilat kemi informata zyrtare rreth pranimit të donacionit të ofruar nga operatori ekonomik për Ministrinë Shëndetësisë. 

Ne vazhdimësi te hetimit AKK posedon dokumentacion si dëshmi se kur janë blere këto pajisje, nga cili prodhues, listën pjesëve rezerve ( kryesore) te këtyre aparaturave radiologjike dhe kushteve tjera te kontratave te kontraktuar për këto furnizime. Në komunikim zyrtar me prodhuesin Agjencia Kundër Korrupsionit posedon dokumentacion se kush është përfaqësues i prodhuesit “SIEMENS” për Kosovë, andaj shtrohet pyetja si do ti qasen këtyre aparaturave operator të cilët nuk posedojnë Autorizimin nga prodhuesi i pajisjeve !? 

Agjencia kundër Korrupsionit vie ne përfundim se Qendra Klinike Universitare e Kosovës si Autoritet Kontraktues gjate përgatitjes se dosjes se tenderit dhe specifikimeve teknike nuk ka vepruar drejte dhe komfor Ligit te Prokurimit dhe për pasoje kemi një proces te stërzgjatur dhe me shume probleme.

“Andaj Agjencia Kundër Korrupsion duke e parë ecurinë e kësaj procedure të prokurimit e sheh të nevojshme që të mbajë kontakte të rregullta zyrtare me prodhuesin e aparaturave te cilat do te servisohen gjate aktivitetit te ri te prokurimit. Njëherë ne do të jemi pjese e punës ne çdo faze te këtij aktiviteti te prokurimit duke përfshirë monitorimin dhe menaxhimin e kontratës për servisim” thuhet në Opinionin e Agjencisë adresuar QKUK-së. 

AKK I rekomandon QKUK-së që këtë procedurë prokurimi ta realizoj përmes procedurës së negociuar, drejtpërdrejtë me prodhuesit e aparaturave. Ky rekomandim vjen në shprehje duke analizuar ecurinë e kësaj procedure prokurimi. Prej mjeteve të planifikuara nga QKUK prej 800,000.00 €, ofertat e Operatorëve Ekonomik kanë arritur shumën mbi 1,400,000,00 €. Agjencia konsideron se forma e negocimit të drejtë për drejtë është në interes të ruajtjes së parasë publike dhe ligjshmërisë.

Dokumentin e plote mund ta shkarkoni duke klikuar mbi butonin Opinione

Kthehu tek lajmet tjera