''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1097 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


07 October 2013

Thellohet bashkëpunimi në mes AKK-së dhe KPIK-së të Malit të Zi

Prishtinë, 7 tetor 2013 - Në kuadër të bashkëpunimit rajonal mes institucioneve homologe, zyrtare të Agjencisë kundër korrupsionit (divizioni për parandalimin e konflikti të interesit) kanë qenë në vizitë studimore në Komisionin për Parandalimin e konfliktit të interesit në Podgoricë të Malit te Zi (prej 01.10—3.10.2013).

Qëllimi i kësaj vizite ka qene këmbimi i përvojave dhe thellimi i bashkëpunimit rajonal mes institucioneve homologe. Zyrtarët e Agjencisë kundër korrupsionit janë pritur nga Kryetari i i Komisionit për parandalimin e Konflikti te interesit z. Slobodan Lekovic si dhe zyrtaret tjerë te ketj institucioni.

Agjencia kundër Korrupsionit si institucion I pavarur vazhdimisht kultivon frymën e bashkëpunimit dhe fuqizon rolin e vetë kundër korrupsionit duke këmbyer përvoja me mekanizmat rajonal dhe ndërkombëtar që kanë mission të njëjtë me Agjencinë.

Kthehu tek lajmet tjera