''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1096 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


01 October 2013

AKK i rekomandon Ministrisë së Shëndetësisë anulimin e dy tenderëve

Prishtinë 1 tetor 2013 - Agjencia kundër Korrupsionit përmes dy opinioneve i ka rekomanduar Ministrisë së Shëndetësisë që ti ndërmerr të gjitha masat për anulimin e procedurave tenderuese në lidhje me dy tenderët e kësaj Ministrie, tenderin - “Furnizim me barna, material medicinal, material stomatologjik dhe pajisje medicinale", si dhe procedurat e tenderimit, - “Furnizim me produkte farmaceutike nga L.E”. 

Gjatë monitorimit të procesit dhe procedurave në rastin e parë të tenderit - “Furnizim me barna, material medicinal, material stomatologjik dhe pajisje medicinale", Agjencia ka vërejtur se në “Njoftim Kontrate” të publikuar në KRPP më datë 05/09/2013, tek pika III.2.4 e rubrikës “Kapaciteti Teknik dhe Profesional”, në paragrafin e parë thuhet se: Emri i prodhuesit dhe vendi. Produktet duhet të jenë prodhime të shteteve të Bashkimit Evropian - vendet e zonës Shengen, si dhe shtetet: Zvicër, SHBA, Kanada, Britani e Madhe, Australi, Zelandë e Re, Japoni dhe Izrael.

Në publikimin tjetër “Shtyrja e Afatit” për të njëjtin prokurim në KRPP të datës 18/09/2013, tek pika III.2.4 e rubrikës “Kapaciteti Teknik dhe Profesional”, në paragrafin e parë thuhet se: Produktet duhet të jenë të prodhuara ose të regjistruara në shtetet e Bashkimit Evropian - vendet e zonës Shengen, si dhe shtetet: Zvicër, SHBA, Kanada, Britani e Madhe, Australi, Zelandë e Re, Japoni dhe Izrael.

Në formulimin e të dy publikimeve është cekur origjina e produktit. Andaj si rrjedhojë Agjencia konsideron se me përcaktimin e vendit të origjinës për produktet favorizohet ndonjë Operator Ekonomik dhe në të njëjtën kohë diskriminohet ndonjë tjetër. “Autoriteti Kontraktues mund të i referohet një standardi vendor ose ndërkombëtar, por assesi të kërkohet nga ndonjë vend specifik. Bazuar në legjislacionin e vendit dhe ligjeve në fuqi, një gjë e tillë nuk është e lejuar dhe nuk i jep hapësirë konkurrencës së lirë dhe legale” thuhet në Opinionin e Agjencisë.

E njëjta gjë është kërkuar edhe tek tenderi tjëtër “Furnizim me produkte farmaceutike nga L.E” dhe përveq kësaj Agjencia ka vërejtur se Autoriteti Kontraktues në këtë procedurë prokurimi si kriter për dhënien e Kontratës ka paraparë kriterin për tenderin “Ekonomikisht më të favorshëm”. Në këtë procedurë ka paraqitur të njëjtat kritere si në “Kriteret e Dhënies” po ashtu edhe në “Kriteret e Përzgjedhjes”. Autoriteti Kontraktues duhet të siguroj dallimin e qartë në mes kritereve të përzgjedhjes dhe kritereve për dhënien e Kontratës. 

Veprimet e Autoritetit Kontraktues të cekura më lartë, bien ndesh me Nenin 7, Barazia në Trajtim/Jo-Diskriminimi; nenin 27 Dosja e Tenderit; nenin 52, Njoftimi i kritereve për dhënien e kontratës dhe 23.5 të Udhëzuesit Operativ për Prokurim Publik. 

Si rezultat i kësaj Agjencia kërkon që një shkelje e tillë, nuk duhet lejuar në procedura të prokurimit, andaj AKK rekomandon anulimin e këtyre procedurave të prokurimit dhe të shmangen praktika të tilla në të ardhmen. 


Për ti shkarkuar dokumentet Ju lutem klikoni mbi butonin Opinione te cilat gjenden ne anen e djathte të faqes

  •  

Kthehu tek lajmet tjera