Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

1090 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


20 August 2013

AKK i rekomandon MPB-së anulimin e tenderit “Furnizimi me automjete për zjarr fikje dhe shpëtim”;

Prishtinë, 20 gusht 2013 - Agjencia kundër Korrupsionit kërkojë nga Ministria e Punëve të Brendshme që si autoritet kontraktues ti ndërmerr të gjitha masat e nevojshme drejt evitimit të shkeljeve të evidentuara në lidhje me tenderin “Furnizimi me automjete për zjarr fikje dhe shpëtim” në mënyrë që të respektohen dispozitat përkatëse të Ligjit për Prokurimin Publik.

Agjencia Kundër Korrupsion me ftesë të Autoritetit Kontraktues ka marrë pjesë në monitorimin e vlerësimit të Ofertave në MPB, për Tenderin “Furnizimi me automjete për zjarr fikje dhe shpëtim” me numër Prokurimi: 214 13 042 111 (05/08/2103 deri më 12/08/2013) dhe ka ardhur në përfundim se: - Në “Njoftim Kontrate” të publikuar në KRPP më datë 16/07/2013, tek pika III.2.4, tek rubrika “Kapaciteti teknik dhe profesional”, pika d) , thuhet se: Mirëmbajtja dhe servisimi i automjeteve dhe superstrukturës në kohën e garancionit të dhënë nga tenderuesi fitues, minimumi 24 muaj, ndërsa tek specifikimet teknike në “Dosja e Tenderit” në faqen 81 kërkohet Garancion 5 vite pa kufizim të kilometrave. 

Në këtë drejtim Agjencia konstaton se:- njoftimi për Kontratë dhe Dosja e Tenderit duhet të jenë në harmoni të plotë në lidhje mes veti. Ky veprim nuk është në përputhshmëri me rregullat e prokurimit në Kosovë, ndërsa Komisioni vlerësues vlerësoi se kjo mospërputhje ishte lëshim teknik.

Për më tej AKK vlerëson se Specifikimet Teknike që duhet t'i përmbahen Operatorët Ekonomik, janë të specifikuara në atë mënyrë që i vë në lajthim Operatorët Ekonomik të interesuar. 

Si rrjedhojë e këtyre anashkalimeve të specifikacioneve si dhe tejkalimeve tjera në evidentuara në dosjet e Tenderit në fjalë, AKK , konsiderojmë se një shkelje e tillë, nuk duhet lejuar në procedura të prokurimit, andaj rekomandon anulimin e kësaj procedure të prokurimit dhe të shmangen praktika të tilla në të ardhmen. 

Ky Opinion është adresuar në bazë të ligjit nr.03/L-159 për Agjencinë kundër Korrupsionit i mbështetur edhe nga ligji nr.04-L/042 për Prokurimin Publik 

Për ta parë ose shkarkuar opinionin e plotë ju lutem klikoni mbi butonin Opinione i cili gjendet ne anën e djathtë te faqes

Kthehu tek lajmet tjera