''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1089 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


13 August 2013

AKK publikon raportin monitorues tre mujore mbi zbatimin e planit të veprimit kundër korrupsionit

Prishtinë, 13 gusht 2013 - Agjencia kundër korrupsionit ka përgatitur një raport monitorues me qëllim të paraqitjes së zbatimit të Planit të Veprimit kundër Korrupsionit 2013-2017 për periudhën raportuese shkurt-maj 2013, raporti është përmbledhje e të dhënave të pranuara nga pikat e kontaktit, ku kategorizimi i veprimeve është bërë në baza të vlerësimit të AKK brenda kësaj periudhe raportuese.

Strategjia kundër korrupsionit dhe plani I veprimit 2013-2017 janë dokumente të unifikuara dhe harmonizuara të politikave anti korrupsion të cilat janë miratuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës në fillim të këtij viti, dhe është finalizim I një procesi hartues disa mujorë I udhëhequr nga Agjencia kundër Korrupsionit si mekanizëm përgjegjës si për përgatitjen ashtu edhe për monitorimin e zbatimit dhe tyre. 
Në përputhje me objektivat e përgjithshme dhe të veçanta të themeluara për secilin sektor prioritar, përfshirë këtu edhe prioritetet si horizontale dhe vertikale të Strategjisë, Plani i Veprimit është projektuar për të zbatuar këto objektiva përmes masave specifike dhe konkrete kundër korrupsionit. Ai përbëhet nga objektivat specifike të plan-veprimit (57) dhe masat (176), së bashku me treguesit e suksesit (362) të prekshëm dhe afatet kohore të qarta dhe realiste. Kur afatet janë treguar si "në vazhdimësi", kjo nënkupton se progresi në masa e parapara në planion e veprimit janë në proces të marrjes. 

AKK është përgjegjëse për monitorimin dhe kontrollin e zbatimit të Strategjisë nëpërmjet masave të parashikuara në Planin e Veprimit Kundër Korrupsionit


AKK, në bashkëpunim me pikat e kontaktit në çdo institucion përkatës, brenda 30 ditëve nga miratimi i Strategjisë dhe Planit të Veprimit ka miratuar planin e detajuar të punës për zbatimin vjetor të secilës masë. Ky plan pune do të bëhet pjesë integruese e planit vjetor të punës të secilit institucion.

Për shkak të periudhës së shkurtë kohore, AKK dhe pikat e saj të kontaktit janë përqendruar vetëm në masat e marra pa i future edhe efektet e tyre. Në të ardhmen AKK do të përgatisë raportet jo vetëm sasior por edhe cilësor të monitorimit të bazuar në indikatorët e suksesit të identifikuar në Planin e Veprimit kundër korrupsionit.

Për ta shkarkuar raportin e plotë ju lutem klikoni në seksionin Publikimet

Kthehu tek lajmet tjera