Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

1087 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


05 August 2013

AKK mbyll tetë raste të Konfliktit të Interesit

Prishtinë, 5 gusht - 2013 - Agjencia kundër korrupsionit mori vendim që ti mbyll tetë raste për konfliktit të interesit pasi që në disa raste është shmangur konflikti I interest dhe në disa tjera nuk ka pasur prova të mjaftushme që e kanë dëshmuar se zyrtarët e lartë janë në konflikt interesi gjatë ushtrimit të funksionit public apo edhe zyrtarët e lartë tashmë nuk mbajnë poste publike. 


Agjencia kishte trajtuar rastin për situatën e dyshuar për konflikt të interesit ndaj zyrtarit Arbnor Kastrati ish këshilltar politik në Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Bajram Ukaj, Dekan I Fakultetit Juridik të UP-së, Besnik Vasolli, Këshilltar I jashtëm në Ministrin e Integrimeve dhe njëkohësishtë Kordinator I Projekteve në GIZ, Hamdi jaha, anëtar I Bordit të Kompanisë rajonale të Mbetuirinave “pastrami” në Prishtinë, Ismajl Rudari, Drejtor I Administratës në Ministrinë e Ambientit dhe Planifikimit Hapsinor, Mejdi Bektashi, anëtar I Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës, Tomor Qela ish anëtarit I Bordit të Kompanisë rajonale të mbeturinave “Pastrimi” në Prishtinë dhe Mehmet Latifi zv. Minister ne Ministrine e Forces se Sigurise . 

Siç dihet Ligji për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik e kufizon Zyrtarin e lartë që gjatë ushtrimit të funksionit publik nuk ka të drejtë të ushtrojë veprimtari private ose funksione publike që janë në papajtueshmëri me këtë ligj.

Për ti parë ose shkarkuar vendimet, Ju lutemi klikoni mbi butonin Konflikti i Interesit-Vendimet i cili gjendet në anën e djathtë të faqes

Kthehu tek lajmet tjera