''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1085 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


22 July 2013

Subvencionimi i nëpunësve civil është Konflikt Interesi

Prishtinë, 22 korrik 2013 - Agjencia kundër Korrupsionit përmes një Opinioni vlerëson se rastet e subvencionimit të projekteve të paraqitura nga artistët (nëpunësit e Ministrisë së Kulturës) përbënë rast të konfliktit të interesit, ndërsa kërkon nga MKRS-ja që ti ndërmerr të gjitha masat konform opinioni dhe dispozitave ligjore në fuqi për të parandaluar dhe shmangur konfliktin e interesit në lidhje me subvencionimin e projekteve nga ky institucion. 

Më datën 18. 06 2013 Agjencia ka pranuar një kërkesë nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit përmes së cilës kërkohet nga ky institucion si autoritet kompetent për trajtimin e rasteve të konfliktit të interesit, që të shqyrtohet situata e mundshme e konfliktit të interesit për nëpunësit civil të cilët janë të punësuar si punëtor të rregullt dhe si krijues dhe performues të kulturës si dhe për punonjësit e trashëgimisë kulturore, nëse të njëjtit mund të përfitojnë subvencione nga Ministria e Kulturës qoftë si individ ose pjesëmarrës me pagesë në realizimin e projekteve të organizatave joqeveritare. 

Pas shqyrtimit të detajuar të kërkesës dhe në pajtim me dispozitat dhe mandatin e përcaktuar ligjor, duke i marrë parasysh të gjitha faktet dhe rrethanat relevante në lidhje me çështjen e konfliktit të interesit në rastin e MKRS-së Agjencia ka konstatuar se nëpunësit civil të kësaj Ministrie që në fakt i takojnë kategorisë së krijuesëve nuk mund të përfitojnë fonde nga ky institucion bazuar në nenin 53 (paragrafi 1) të Ligjit për Shërbimin Civil i cili përcakton se në ushtrimin e funksioneve të tyre, nëpunësit civil duhet të përkushtohen në zbatimin e ligjshmërisë dhe mbrojtjen e interesit publik dhe jo në realizimin e fitimeve personale, për individë apo organizata të tjera.

“Kjo kategori e të punësuarve nga Ministria e Kulturës realizon të ardhura të mira për punën artistike që bën sepse gradimet dhe pagat e tyre janë të rregulluara me Rregulloren nr. 05/2011 për Gradimin dhe Pagat e Krijuesve dhe Performuesve të Kulturës dhe Punonjësve Profesionale të Trashëgimisë Kulturore, (Qeveria, datë 23.06.2011). Rrjedhimisht fondet e ndara për subvencionimin e projekteve janë të destinuara për artistë që nuk janë të punësuar në Ministrinë e Kulturës, përkatësisht të cilët nuk kanë lidhje kontraktuese me Ministrinë e Kulturës, andaj çdo përkrahje financiare e projekteve të këtyre nëpunësve dëmton buxhetin dhe pamundëson realizmin e projekteve të artistëve të lirë”, ka vlerësuar Agjencia në Opinionin e saj adresuar MKRS-së. 

Agjencia kundër Korrupsionit është institucion i pavarur të cilit i janë besuar me ligj përgjegjësi të veçanta. Sipas nenit 5 (paragrafi 1, nënparagrafi 1.5) të Ligjit për Agjencinë kundër Korrupsionit, Agjencia është autoritet qendror e cila ndër të tjera ka kompetencë edhe mbikëqyrjen dhe parandalimin e rasteve që përbëjnë konflikt të interesit si dhe ndërmerr masat e parapara me ligj. Rrjedhimisht, çështja e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik është e rregulluar detajisht me Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik.

Për ta parë ose shkarkuar Opinionin ju lutem klikoni mbi butonin Konflikti i Interesit Vendimet

Kthehu tek lajmet tjera