''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1084 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


19 July 2013

AKK i adreson opinion UP-sw për tenderin “Furnizimi me pajisje të teknologjisë informative”;

Prishtinë, 19 korrik 1013 - Agjencia kundër Korrupsionit i adresoj një opinion Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” përmes së cilit i rekomandon këtij insitucioni që si autoritet kontraktues që t`i ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme drejt evitimit të shkeljeve të evidentuara në lidhje me tenderin “Furnizimi me pajisje të teknologjisë informative për nevojat e UP-së, në mënyrë që të respektohen dispozitat përkatëse të Ligjit nr.04 – L/042 për Prokurimin Publik.

Agjencia ka vërejtur se Zyra e Prokurimit e UP-së në njoftimin “Njoftim Kontrate” me titullin: “Furnizimi me pajisje të teknologjisë informative për nevojat e UP-së “Hasan Prishtina” me nr. prokurimi: 90400 13 078 111, e cila është publikuar në faqen elektronike të KRPP-ës më 04/07/2013, në Procedurë të Hapur, specifikimet Teknike që duhet t'i përmbajnë pajisjet e Teknologjisë Informative janë të specifikuara në atë mënyrë që vetëm një prodhues mund t'i posedoj.

Si rrjedhojë Agjencia konstatonë se me emërtimet e brendeve dhe specifikimet autentike të një prodhuesi konkret, mund të favorizohet ndonjë operator ekonomik dhe të diskriminohet ndonjë tjetër. Bazuar në legjislacionin e vendit dhe ligjeve në fuqi, një gjë e tillë nuk është e lejuar dhe nuk i jep hapësirë konkurrencës së lirë dhe legale. 

“Konsiderojmë se një shkelje e tillë, nuk duhet lejuar në procedura të prokurimit, andaj AKK rekomandon anulimin e kësaj procedure të prokurimit dhe të shmangen praktika të tilla në të ardhmen” . 

Opinioni është i përpiluar në bazë të ligjit nr.03/L-159 për Agjencinë kundër Korrupsionit i mbështetur edhe nga ligji nr.04-L/042 për Prokurimin Publik 

Për ta parë ose shkarkuar opinionin e plotë ju lutem klikoni mbi butonin Opinione i cili gjendet ne anen e djathtë te faqes

Kthehu tek lajmet tjera