''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1083 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


26 June 2013

AKK publikon raportin analitik mbi ndjekjen dhe gjykimin e rasteve korruptive në Kosovë

Prishtinë, 26 qershor 2013 - Agjencia kundër korrupsionit ka realizuar një raport analitik me të dhënat statistikore mbi nivelin e ndjekjes dhe gjykimit të rasteve korruptive në Kosovë për periudhën 1 janar -31 dhjetor 2012. 

Raporti përmbledhë saktë të dhënat statistikore në lidhje me atë se si institucionet e ndryshme të Kosovës që kanë për mision luftën kundër korrupsionit si: (Agjencia, Administrata tatimore, Doganat Polici, Prokuroria dhe Gjykatat) iu kanë qasur këtij problemi dhe se si ato i kanë trajtuar dhe ndjekur kryerësit e veprave korruptive apo edhe dënuar ata.

Po ashtu ky raport përfshinë edhe krahasimin e statistikave në mes vitit 2011 dhe 2012 të punës së institucioneve kosovare që kanë bërë në ndjekjen dhe dënimin e kryerësve të veprimeve korruptive. 

Ky raport analitik nxjerrët në zbatim të plotë të Ligjit për Agjencinë kundër Korrupsionit ku Neni 5 i Ligjit në fjalë apo më konkretisht pika 1.14. obligon Agjencinë që të mbledh, analizon dhe publikon të dhënat statistikore ose të dhëna të tjera në lidhje me gjendjen e korrupsionit në Kosovë.
 

Shkarko raportin si pdf

Kthehu tek lajmet tjera