Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

1081 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


21 June 2013

Përfundon procesi i publikimit të deklarimit të pasurisë

Prishtinë 21 Qershor 2013 – Agjencia kundër korrupsionit ka përfunduar sot procesin e publikimit të regjistrave nga formularët e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik që parashihet me Ligji për Deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë, dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave për të gjithë personat zyrtarë. 

Sipas këtij ligji numri i zyrtarëve të lartë publik të cilët kanë pasur për obligim ta bëjnë deklarimin e pasurisë së tyre tek Agjencia kundër Korrupsionit ka qenë 3869 . Nga ky numër i tërësishëm obligimin ligjor e kanë përmbushur 3834, ndërsa numri i atyre që nuk e kanë deklaruar pasurinë është 30.

Ndryshe, bazuar në nenin 437 të Kodit Penal Agjencia është e obliguar të bëjë kallëzim penal për të gjithë ata zyrtar të cilët nuk e kanë deklaruar pasurinë. Agjencia edhe më herët ka bërë të ditur se i ka adresuar rastet e të gjithë atyre që nuk e kanë deklaruar pasurinë tek gjykatat kompetente.

Për vëmendje: Gjatë bartjes së të dhënave që deklarohen në formularin e deklarimit të pasurisë nga ana e zyrtarëve të lartë publik tek regjistrat e deklarimeve, mund të ndodhin lëshime teknike apo formulime të gabuara andaj kërkojmë nga subjektet deklaruese qe të na njoftojnë me kohë në mënyrë që të bëhen përmirësimet në afat sa me të shpejt për ti shmangur kështu paqartësitë qe mund të krijohen

Kthehu tek lajmet tjera