Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

1080 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


19 June 2013

Tetë institucione kanë pranuar 46 dhurata

Prishtinë, 19 qershor 2013 - Agjencia kundër Korrupsionit, gjatë muajit mars ka pranuar njoftimin nga tetë (8) institucione të cilat kanë deklaruar se kanë pranuar dhurata, ndërsa njëzet e shtatë (27) institucione tjera kanë deklaruar se nuk kanë pranuar dhurata gjatë vitit 2012.
Institucionet të cilat kanë dorëzuar kopjet e katalogut të dhuratave gjatë këtij viti për vitin 2012 janë: Presidenca 8 dhurata protokollare; Ministria e Integrimeve Evropiane 6 dhurata të rastit; Universiteti i Prizrenit 10 dhurata protokollare; Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës 13 dhurata të rastit; Komuna e Graçanicës 3 dhurata protokollare; Komuna e Prishtinës 4 dhurata protokollare; Prokuroria Themelore Pejë 1 dhuratë te rastit; Kompania Rajonale e Mbeturinave Çabrati 1 dhuratë protokollare .

Të dhënat e specifikuara lidhur me katalogët e dhuratave sipas institucioneve që i kanë dorëzuar kopjet e katalogut në AKK, janë të paraqitura në tabelën në vijim.

 

 

Institucioni

Protokollare

Rastit

Numri i dhuratave të deklaruara

Presidenca

08

00

08

Ministria e Integrimeve Evropiane

00

06

06

Universiteti i Prizrenit

10

00

10

Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës

00

13

13

Komuna e Graçanicës

03

00

03

Komuna e Prishtinës

04

00

04

Prokuroria Themelore Pejë

00

01

01

Kompania Rajonale e Mbeturinave Çabrati

01

00

03

Totali

26

20

46

Bazuar në Ligjin nr. 04/L-050 Institucionet publike duhet t'i emërojnë zyrtarët përgjegjës për mbajtjen e regjistrit të dhuratave. Të gjitha dhuratat e pranuara dhe vlera e tyre përkatëse, si dhe emrat e personave që kanë dhënë dhuratën, duhet të regjistrohen në regjistrin e dhuratave nga personi zyrtar që përcaktohet nga Agjencia dhe që mbahen nga institucioni, në të cilin personi zyrtar ushtron detyrën. Kopjet e katalogëve duhet t'i dërgojnë në AKK jo më vonë se më 31 mars të vitit në vijim. 

Kthehu tek lajmet tjera