''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1079 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


18 June 2013

AKK mbyll tre raste që janë trajtuar për Konflikt të Interesit

Prishtinë, 18 qershor - 2013 - Agjencia kundër korrupsionit mori vendim që ti mbyll tre raste për konfliktit të interesit pasi që në dy raste është parandaluar situata e konfliktit të interesit gjatë ushtrimit të funksionit publik, ndërsa në një rastet tjetër zyrtari i është shmangur konfliktit të interesit. 


Agjencia kishte trajtuar rastin për situatën e dyshuar për konflikt të interesit ndaj zyrtarit 
z. Mërgim Lushtaku - Drejtori i Departamentit për integrime Evropiane, koordinim të politikave, në Ministrin e Administratës Publike. Në këtë rast është parandaluar situata e konfliktit të interesit gjatë ushtrimit të funksionit publik, sikurse ka ndodhur edhe në rastin e zyrtarit Agim Millaku-Zëvendës kryeinspektor në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale. Ndërkaq z Bajram Kelmendi Drejtor në Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës është mbyllur për shkak se ai i është shmangur konfliktit të interesit. 


Siç dihet Ligji për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik e kufizon Zyrtarin e lartë që gjatë ushtrimit të funksionit publik nuk ka të drejtë të ushtrojë veprimtari private ose funksione publike që janë në papajtueshmëri me këtë ligj.

Për ti parë ose shkarkuar vendimet, Ju lutemi klikoni mbi butonin Konflikti i Interesit-Vendimet i cili gjendet në anën e djathtë të faqes

Kthehu tek lajmet tjera