''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1075 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


23 May 2013

AKK, jep Opinion për ri-tenderin e Ministrisë Për Komunitete dhe Kthim “Furnizim me automjete”;

Prishtinë, 23 Maj 2013 - Agjencia kundër Korrupsionit lëshon këtë Opinion për ri-tenderin, me titull "Furnizim me automjete", me numër të prokurimit 13023111, të lëshuar nga Ministria për Komunitete dhe Kthim, i cili ri-tender ishte në procedurë të hapur.

Gjatë ekzaminimit të këtij tenderi, Agjencia ka gjetur se në dosjen e tenderit, fillimisht kërkohej që të blihen 12 vetura, dhe më pastaj korrigjohet dhe kërkohet që të blihen 10 vetura. Pastaj Agjencia ka gjetur se specifikacioni teknik është specifikacion i përpiluar në atë mënyrë, që të mundësoj favorizimin e markës së veçantë të veturave, dhe si i tillë mundës favorizim për prodhues të caktuar, ashtu siç është përshkruar në Opinion e AKK-së, gjegjësisht në piken 2, dhe në piken 3, të këtij Opinion. Më tej në opinion thuhet se "Me veprimet e tilla, Autoriteti Kontraktues nuk ka respektuar këto dispozita: Dispozita e nenit 7, 27, dhe 28 të Ligjit Nr. 04-L/042 për Prokurimin Publik"

 

Për ta hapur këtë opinion si pdf, kliko këtu.

Kthehu tek lajmet tjera