''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1070 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


04 April 2013

AKK publikojë raportin vjetor të punës së saj

Prishtinë, 4 Prill 2013 - Agjencia kundër Korrupsionit ka publikuar sot raportin vjetorë të punës së saj për periudhën janar-dhjetor 2012. Në një konferencë për shtyp drejtori i Agjencisë Hasan Preteni u tha gazetarëve se mekanizmat kosovar që kanë për mision luftën kundër korrupsionit nuk kanë shënuar ndonjë rezultat të kënaqshëm. 
“Mekanizmat e Kosovës, që kanë për mision luftën kundër korrupsionit, në vitin që lam pas nuk kanë shënuar rezultatet e pritura. Megjithatë janë shënuar disa rezultate në parandalimin e korrupsionit, baza juridike është fuqizuar dukshëm, është vu rregull në fushën e deklarimit te pasurisë dhe konfliktit te interesit por mbetet shume për tu dëshiruar ne fushën e luftimit të korrupsionit” tha z. Preteni. 

Ai shtojë se Agjencia në vitin raportues, ka intensifikuar angazhimet në realizimin e misionit edhe pse me stafin e njëjtë dhe në kushte të njëjta pune, numri i rasteve të trajtuar ka qenë dukshëm më i madh. 

Në mesin e shume telefonatave dhe e-mailave të pranuar Agjencia ka gjetur bazë për hetim, në:164 raste, 80 raste janë përcjell nga viti 2011, që nënkupton se gjatë vitit 2012 janë bërë 244 hetime paraprake për dyshime korruptive. 

Duke ju referuar raportit vjetor të AKK-së Preteni tha se nga numri përgjithshëm i lëndëve të trajtuar kanë rezultuar me: 52 kallëzime Penale kundër 159 personave zyrtare, në 7 raste nga udhëheqësit e institucioneve është kërkuar ndërmarrja e masave administrative-disiplinore, 114 raste janë mbyllur ne mungese provash. Në mesin e tyre 20 raste AKK-ja ka vlerësuar se nuk ka qenë kompetencë e saj, 69 raste mungese provash, 24 kemi siguruar informacione se jane duke u hetuar nga mekanizmat tjerë) dhe 71 rast janë në procedurë. 

Ne kallëzimet penale, të ushtruar në 21 raste të dyshuara besohet se janë të përfshirë zyrtarët e Qeverise, 18 raste zyrtarët nga pushteti lokal dhe, 13 raste zyrtarët e ndërmarrjeve publike, institucionet e pavarura dhe ish ndërmarrjet shoqërore. 

Numrin më të madh prej 46, përbëjnë rastet e dyshuara për Shpërdorim të Detyrës Zyrtare dhe Autorizimit, ndërkaq veprat e tjera, për të cilët atakohen zyrtaret e institucioneve të vendit janë, Përvetësimi gjatë ushtrimit të detyrës, Marrja e ryshfetit, Dhënia e ryshfetit, Lidhja e kontratës së dëmshme dhe Legalizimi i përmbajtjes së pavërtetë.

Në mesin e 159 zyrtarëve, kundër të cilëve është ngritur Kallëzimi Penal ka udhëheqës të Institucioneve Qendrore, të Ndërmarrjeve Publike, Zyrtar më të Lartë Komunal, Përfaqësues të Misioneve Diplomatike, etj.


Për më tej numri i përgjithshëm i kallëzimeve Penale te ushtruara nga Agjencia që nga funksionalizimi i saj është 292 ku dyshohet për përfshirje të 807 zyrtarëve. Nga kallëzimet penale të realizuara, në bazë të informatave që ka Agjencia nga prokuroritë ka pasur arrestime dhe ngritje aktakuzash, në; 23 lëndë kundër 48 personave, në 92 raste hetimet janë duke vazhduar, për 86 kallëzime nuk ka informata kthyese nga Prokurorit, kurse 90 kallëzime janë hedhur poshtë.

Për këtë të fundit Drejtori i AKK-së z Pretni tha se është analizuar kjo situatë dhe ka rezultuar se rastet e hedhjes poshtë të kallëzimeve, nga ana e Prokurorive në shumicën e rasteve kanë qenë të pajustifikueshme. “Prokuroritë vendore nuk i ftojnë zyrtarët e Agjencisë të cilët i kanë punuar lëndët për të mbrojtur kallëzimet penale te ngritura nga ta ose mundësimi qe të ofroj informacione më të detajuara rreth natyrës se veprës. Prokuroritë vendore, kërkojnë nga Agjencia që të provoj qëllimin e veprave penale si element konstituiv i figurës së tyre, duke mos provuar ata vet që në bazë ligjore ti ndërmarrin veprime hetimore që vet të provojnë qëllimin” tha ai. 

Preteni shtojë se Agjencia ka vlerësuar se njohuritë e Prokurorive rreth Ligjit të Prokurimit janë bazike dhe shkeljet e tij nuk trajtohen drejtë ngase dëmi i shkaktuar si pasoje e këtyre shkeljeve mbetet i pa sanksionuar. 

Nga ana tjetër Pretenit tha se Bashkëpunimi mes Agjencisë dhe EULEX-it është jashtëzakonisht i mirë. “Jemi bashkë në secilën fazë të hetimit, gjatë periudhës raportuese Prokuroritë e EULEX-it kanë autorizuar AKK-në për ti ndërmarrë disa veprime hetimore brenda kompetencave të AKK-së”.

Preteni ka folur edhe për fushën e parandalimit të Korrupsionit ku ka përmendur statistikat e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve për vitin e kaluar, mbikëqyrja dhe kontrolli i saj sidhe inicimet për kundërvajtjeje të të gjithë atyre që nuk e kishin deklaruar pasurinë.

Që nga viti 2010 e deri me tani, për mos deklarim të pasurisë janë realizuar 471 paraqitje në gjykatat për kundërvajtje, ku në shkallën e parë, janë trajtuar 284 ose rreth 60% dhe janë caktuar gjobat në vlerë totale prej 122.950 euro. 

Për sa i përket kontrollit të deklarimit të pasurisë nga numri i përgjithshëm prej 3656 të zyrtarëve sa e kanë deklaruar pasurinë në vitin e kaluar Agjencia i ka bërë kontrolli të plote 800 zyrtarëve ose 21.88%, dhe ka gjetur se në 111 raste ka ndryshime të pajustifikueshme të pasurisë së tyre, çka nënkupton se janë krijuar pasuri të patundshme në dis-proporcion të madh me të hyrat vjetore të tyre.

Raporti po ashtu evidenton edhe 300 zyrtarë të cilët e kanë deklaruar pasurinë qe nga viti 2008 e deri më tani janë në pozita udhëheqëse. Tek këto raste janë identifikuar 38 zyrtar tek te cilët ka ndryshim të madh të pasurisë kurse në mesin e tyre në 9 raste ka dallime në deklarimin edhe në shuma milionëshe. 

Z. Preteni tha se të gjithë të dyshuarit për diferenca të mëdha në pasuri janë trajtuar në mënyrë të veçantë kurse 51 raste janë dërguar në Njësinë e Inteligjencës Financiare ku janë duke u trajtuar. 

Nga ana tjetër raporti i Agjencisë identifikon se nga numri i përgjithshëm i zyrtareve që kanë deklaruar pasurinë del se 670 prej tyre mbajnë nga dy pozita, 177 mbajnë nga tre funksione 26 ushtrojnë nga katër funksione dhe 6 zyrtar ushtrojnë nga pesë funksione.

Raportin e plotë mund ta shkarkoni si pdf tek seksioni Raportet i cili gjendet ne anën e djathtë te faqes

Kthehu tek lajmet tjera