''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1068 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


22 March 2013

AKK i adresojë opinion Spitalit Rajonal të Gjilanit

Prishtinë, 22 mars 2013- Agjencia kundër Korrupsionit i adresojë sot një opinion menaxhmentit të Spitalit rajonal të Gjilanit përmes së cilit kërkojë nga ky institucion si autoritet kontraktues që t`i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme drejt evitimit të shkeljeve të evidentuara në lidhje me tenderin: -“Furnizimi me pajisje mjekësore” në mënyrë që të respektohen dispozitat përkatëse të Ligjit për Prokurimin Publik.

Gjatë monitorimit të procedurave dhe procesit të këtij tenderi Agjencia ka vërejtur se ka pasur disa lëshime. 

Agjencia ka rekomanduar që Autoriteti kontraktues me rastin e përgatitjes së Dosjes së tenderit dhe njoftimit për kontratë duhet të ketë kujdes për të siguruar që kriteret e përzgjedhjes të mos përdoren si kritere për dhënien e kontratës. 

Për më tej Autoriteti Kontraktues duhet të përdor si kritere për dhënie të kontratës vetëm kriteret të cilat janë të lidhura direkt me lëndën e kontratës dhe kritere të cilat duhet të kenë peshë të caktuar.

Për ta shkarkuar Opinionin ju lutem klikoni mbi butonin OPINIONE i cili gjendet në anën e djathtë të faqes

Kthehu tek lajmet tjera