Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

1067 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


04 March 2013

Ka filluar procesi i deklarimit të pasurisë

Prishtinë, 4 mars 2013, Procesi i deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik të cilët janë të obliguar ta bëjnë deklarimin e pasurisë së tyre tek AKK-ja, ka filluar sipas afatit ligjor për deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë nga 01 deri më 31 mars 2013. 


Ligji për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik dhe Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Dhuratave për të Gjithë Personat Zyrtar të lartë publik obligon të gjithë zyrtarët e lartë publik që të deklarojnë gjendjen e pasurisë së tyre në Agjencinë kundër Korrupsionit.

Formulari duhet të plotësohet në tërësi nga vetë zyrtari i lartë publik, ndërsa dorëzimin në Agjenci mund ta bëjë vetë ose përmes personit të tij të autorizuar. 


AKK-ja inkurajon zyrtarët e lartë publik që ta respektojnë afatin ligjor për deklarimin e pasurisë së tyre. Mos respektimi i afatit ligjor për deklarimin e pasurisë, apo deklarimi i rrem i saj, e detyron Agjencinë, në këto raste të ushtrojë kallëzim penal, në pajtim me nenin 437 të Kodit Penal. Për të pasur një mundësi më të madhe informative rreth fillimit të këtij procesi Agjencia në bashkëpunim me EULEX-in kanë lansuar edhe një video- spot sensibilizues i cili është duke u transmetuar në Radio Televizionin e Kosovës 

Agjencia kundër Korrupsionit është e hapur të bashkëpunoj me të gjithë zyrtarët kontaktues të të gjitha institucioneve në mënyrë që procesi i deklarimit të pasurisë të përfundoj me sukses.

Për ta parë listën e zyrtarëve të lartë publik të cilët sipas ligjit janë të obliguar ta bëjnë deklarimin e pasurisë, si dhe për ta shkarkuar Formularët për deklarimin e pasurisë, ju lutem vizitoni ueb faqen zyrtare të AKK-së, www.akk-ks.org, ose më konkretisht klikoni mbi butonin- Subjektet Deklaruese dhe lista e Zyrtarëve që gjendet në anën e djathtë të faqes

Kthehu tek lajmet tjera