''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1054 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


30 January 2013

AKK kërkon nga IGJK dhe Komuna e Vitisë ndërprerjen e procedurave tenderuese

Prishtinë 30 Janar 2013 Agjencia kundër Korrupsionit i adresoj sot dy opinione ku kërkon ndërprerjen e procedurave tenderuese në Institutin Gjyqësor të Kosovës sidhe në Komunën e Vitisë, pasi që gjatë procesit të monitorimit të tenderëve të shpallur nga këto dy institucione janë vërejtur shkelje të dispozitave të Ligjit të prokurimit Publik.

Tek rasti i Parë Institutit Gjyqësor i Kosovës, Agjencia ka vërejtur se janë bërë disa shkelje në procesin e tenderit “Sigurimi i Fizik i Objektit”, ose përkatësisht përveç tjerash nga ana e Autoritetit Kontraktues është bërë përsëritja e kërkesës për hapjen e këtij tenderi, që një veprim i tillë është plotësisht në kundërshtim me dispozitat e Ligjit të Prokurimit Publik.

Në anën tjetër zyra e Prokurimit të komunës së Vitisë në tenderin e procedurës së hapur “Mbikëqyrja profesionale e projekteve kapitale”, megjithëse ka përcaktuar si kriter tenderin ekonomikisht më të favorshëm, sidhe nën kriter listën e stafit dhe përvojën profesionale të tij, mirëpo gjatë përgatitjes së dosjes së tenderit referencat fare nuk i ka inkorporuar në dosje.
Edhe në këtë rast një gjë e tillë është plotësisht në kundërshtim me disa nene të Ligjit të prokurimit Publik.

Për ti parë ose shkarkuar opinionet, ju lutem klikoni mbi butonin OPINIONE i cili gjendet në anën e djathtë të faqes. 

Kthehu tek lajmet tjera