Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

1053 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


25 January 2013

AKK kërkon nga KEK-u anulimin e tenderit “Licencë për Auto Cad dhe Matlad”;

Prishtinë, 25 Janar 2012 - Agjencia kundër korrupsionit i ka adresuar një opinion Korporatës Energjetike të Kosovës që si autoritet kontraktues ti ndërmerrni të gjitha masat e nevojshme për evitimin e shkeljeve të evidentuara në lidhje me tenderin Publik “Lidhur me tenderin “Licencë për Auto Cad dhe Matlad”, në mënyrë që të respektohen dispozitat përkatëse të Ligjit për Prokurimin Publik. 

Agjencia si monitoruese e procedurave të Tenderëve Publik ka vërejtur disa shkelje ose mos respektim të sekt të kritereve të përcaktuara në legjislacionin në fuqi. 

Njësia e kërkesës në KEK më datë 30 01 2012 ka përgatitur kërkesë për Autorizim të Zotimeve dhe ka ndarë mjete për këtë aktivitet të Prokurimit në vlerë pre 300.000 

Siq dihet nga Dokumentacioni i kontrolluar njësia e kërkesës me rastin e kërkesës për furnizim, nuk ka përgatit kërkesën dhe specifika teknike duke bërë ndonjë hulumtim paraprak me të cilën do të konstatohet gjendja reale lidhur me numrin e licencave. Nga kjo shihet se njësia e kërkesës ne këtë rast SI nuk ka qenë në dijeni rreth nevojave të shfrytëzimit të këtyre programeve në KEK 

Autoritet Kontraktues fillimisht është dashur që të mbledhë informata paraprake për nevojat lidhur me këto programe në KEK, numrin e përdorueseve, nivelin profesional të përdorueseve të këtyre licencave e pastaj të kërkohet nga zyra e Prokurimit Publikimi i njoftimit. 

Tenderi në fjalë është tërhequr nga 11 Operator Ekonomik,, ndërsa ofertat e tyre i kanë dorëzuar vetëm tre operator.

Komisioni Vlerësues ka vendosur që të shkojë në bazë të kriterit të çmimit më të ultë ka vendosur që fitues ta shpall operatorin “City Comuter” në vlerë pre 258.208.17 euro.

Mirëpo këtij operatori i ka munguar marrëveshja me prodhuesin e këtyre programeve për shtijën e tyre, dhe si rrjedhojë këtë operator e bënë të papërgjegjshëm.

Për ta parë ose shkarkuar vendimin ju lutem klikoni mbi butonin OPINIONE i cili gjendet në anën e djathte të faqes.

  •  

Kthehu tek lajmet tjera