Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

1051 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


22 January 2013

AKK mbyll pesë raste të Konfliktit të Interesit

Prishtinë, 22 Janar 2013 - Agjencia kundër korrupsionit mori vendim që ti mbyll pesë raste për konfliktit të interesit pasi që katër zyrtarë të lartë publik i janë shmangur këtij konflikti, ndërsa për njërin zyrtar Agjencia nuk gjeti prova të mjaftueshme që cilësojnë situatën e konfliktit të interesit, por në këtë rast ka disa kufizime për zyrtarin e lartë. 

Katër zyrtarët e lartë publik z. Gani Syla Anëtar I Bordit të Post Telekomit të Kosovës, 
z. Hajdin Abazi Zëvendës Ministër në Ministrinë e Kulturës, z. Hashim Deshishku, Deputet në Kuvendin e Kosovës, dhe Riad Rashiti, Drejtor I Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik në Komunën e Gjilanit janë shmangur nga konfliktit i interesit duke ju përgjigjur kështu pozitivisht kërkesës së Agjencisë për të heq dorë nga angazhimet që kishin në biznesin privat. Agjencia, ndërkaq mbylli rastin e z. Arben Fetoshi, Drejtor I Radio Kosovës pasi që nuk gjeti prova të mjaftueshme se ai gjendej në konflikt interesi, mirëpo në këtë rast ka disa kufizime për zyrtarin e lartë. 


Siç dihet Ligji për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik e kufizon Zyrtarin e lartë që gjatë ushtrimit të funksionit public nuk ka të drejtë të ushtrojë veprimtari private ose funksione që janë në papajtushmëri me këtë ligj.

Për ti parë ose shkarkuar vendimet, Ju lutemi klikoni mbi butonin Konflikti i Interesit-Vendimet i cili gjendet në anën e djathtë të faqes

Kthehu tek lajmet tjera