''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1010 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


23 April 2012

Dyëmbëdhjetë zyrtarë të lartë publik i shmangen konfliktit të interesit

Prishtinë, 23 prill 2012 - Dymbëdhjetë Shtatë zyrtarë të lartë publik i janë përgjigjur pozitivisht kërkesave të Agjencisë kundër korrupsionit për të t' iu shmangur konfliktit të interesit në të cilën ndodheshin duke ushtruar kështu paralelisht funksionin publik dhe duke udhëhequr biznese private, gjë e cila ndalohet me Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të interesit. 

Zyrtarët e lartë të cilët pas kërkesës së Agjencisë kanë hequr dorë nga menaxhimi i bizneseve të tyre duke respektuar kështu Ligjin për Parandalimin e konfliktit të interesit janë:

Sami Kurteshi Avokat i Popullit, Genc Prelvukaj, Këshilltar Politik në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Nazane Breca, Deputete në Kuvendin e Kosovës, Bezad Halilaj, Drejtor i Auditimit në Zyrën e Auditorit të Përgjithshëm, Halil Kika, Anëtar i Bordit të Ndërmarrjes publike “Infrakos”, Lutfi Zharku Deputet në Kuvendin e Kosovës, Hamdi Hoxha, Menaxher Regjional i Administratës Tatimore të Kosovës, Hajdar Grezda, Drejtor I Bordit në KRU “Radoniqi” , Gjakovë, Vedat Mulaku, Drejtor I Spitalit “Sheikh Zahyed” në Vushtrri, Besim Baraliu, Drejtor I KRU “Hidrogjeni Jugor” Prizren, Agim Kuleta, Deputet I Kuvendit të Kosovës dhe Bajram Isufi- Kryeshef Ekzekutiv nw KRM “Higjena" - Gjilan
Pasi të gjithë zyrtarët e lartë përmendur kanë respektuar afatet ligjore për shmangien e Konfliktit të interesit dhe iu janë shmangur atij, Agjencia ka marr vendime përmbyllëse për secilin rast.

Në vazhdim gjeni në formatin pdf të gjitha vendimet së bashku me arsyetimet e Agjencisë për secilin rast


Vendimi për z. Sami Kurteshi, Avokat i Popullit;
Vendimi për z.Genc Prelvukaj, Këshilltar Politik në MKRS;
Vendimi për znj.Nazane Breca, Deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës;
Vendimi për z.Bezad Halilaj, Drejtor i Auditimit në Zyrën e Auditorit të Përgjithshëm;
Vendimi për z.Lutfi Zharku, Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës;
Vendimi për Hamdi Hoxha, Menaxher Regjional ATK-së


Vendimi për z.Halil Kika, Anëtar i Bordit të Ndërmarrjes publike “Infrakos”
Vendimi për Hajdar Grezda, Drejtor I Bordit në KRU “Radoniqi” , Gjakovë
Vendimi për Vedat Mulaku, Drejtor I Spitalit “Sheikh Zahyed” në Vushtrri
Vendimi për Besim Baraliu, Drejtor I KRU “Hidrogjeni Jugor” Prizren
Vendimi për Agim Kuleta, Deputet I Kuvendit të Kosovës
Vendimi për Bajram Isufi- Kryeshef Ekzekutiv nw KRM “Higjena Gjilan”

Kthehu tek lajmet tjera