''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

997 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


14 February 2012

Agjencia parandalon shkeljen e ligjit të Prokurimit Publik

Agjencia kundër korrupsionit mirëpriti vendimin e zyrës së prokurimit të Kompanisë rajonale të menaxhimit të mbeturinave “Ambienti” të Komunës së Pejës për ndërprerjen e aktivitetit të prokurimit për tenderin “Furnizim me thasë prej (naijloni) për mbeturina të amvisrisë”. 

Në këtë rast Agjencia sipas detyrës zyrtare ka monitoruar procedurat e tenderit në fjal dhe autoritetit tenderues i ka adresuar opinion përmes së cilit i bëhet me dije se në këtë rast kemi të bëjmë me shkelje të procedurave të prokurimit. (shkarko dokument/opinionin si pdf). 

Agjencia ka marr konfirmimin nga zyra e prokurimit të Kopmanisë rajonale për menaxhimin e mbeturinave “Ambienti” të Komunës së Pejës se të gjitha procedurat tenderuese janë ndërprerë. 

Në sensin e parandalimit të Korrupsionit apo më saktë zbatimin sa më me sukses të Ligjit për Parandalimin e Konfliktin të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik, Agjencia vazhdimishtë monitoron aktivitetet e prokurimit të të gjitha organizatave shpenzuese të buxhetit të Kosovës, (shpalljet e tenderëve).

Agjencia inkurajonë të gjitha agjencitë shpenzese të buxhetit të Kosovës që të marrin parasyshë opinionet e kësaj natyre të Agjencisë në mënyrë që të shmanget shkelja e Ligjit të Prokurimit Publik.


Agjencia është insitucion që ka për obligim ligjor dhënien e opinioneve për sa i përketë aktiviteteve të prokurimit (procedurat tendereuese) dhe ky aktivitet skajshmërisht ndikonë në parandalimin e korrupsionit.


Kësisojë Agjencia i ka adresuar edhe një opinion komunës së Pejës përkitazi me tenderin “ Hartimi i Planit rregullues urban për B.T Rrokaqiell”, dhe shpresonë se Komuna e pejës do të marr vendim ndërprerjen e procedurave të mëtejme në lidhje me këtë tender pasi që janë vërejtur shkelje të ligjit për Prokurimin Publik. (shkarko dokument/opinionin si pdf)

Kthehu tek lajmet tjera