''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

943 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


23 June 2010

Agjencia kundër Korrupsionit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Zyrën e Auditorit të Përgjithshëm

Në lokalet e Zyrës së Auditorit të Përgjithsëm u bë nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit në mes të Agjencisë kundër korrupsionit dhe Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm

1.Agjencia kundër Korrupsionit dhe Zyra e Auditorit të Përgjithshëm krijojnë raporte të partneritetit dhe bashkëpunimit në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit
a)Realizimit të komunikimit dhe shkëmbimit të të dhënave me qëllim rritjen e efikasitetit dhe bashkërendimin e punës ndërmjet këtyre dy institucioneve për forcimin e luftës kundër korrupsionit në fushën e financave publike
b)Koordinimit të punëve dhe aktiviteteve të përbashkëta për zbulimin dhe hetimin e korrupsionit në bazë të Ligjit nr. 03/L-159 dhe Ligjit nr.03/075
c)Ofrimin e këshillave të ndërsjella në zbulimin e shkeljeve financiare që rezultojne me veprime korruptive

2.Zyra e Auditorit të Përgjithshëm mund ti ofrojë ndihmë Agjencisë kundër Korrupsionit në proceset e inicuara hetimore nga sfera e natyrës së korrupsionit përmes dhënies së informatave dhe formave të tjera të mbështetjes.

3.Agjencia kundër Korrupsionit do ti ofrojë ndihmë Zyrës së Auditorit të PËrgjithsëm në rastet kur kjo e fundit , gjatë procesit të auditimit , dyyshon se institucionet publike kanë kryer veprime korruptive gjatë procesit të menaxhimit të parasë publike

Kthehu tek lajmet tjera