''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

927 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


11 December 2009

Agjencia Kosovare Kundër Korrupsionit, AGPK dhe UNDP shpërblejn gazetaRët për raportin më të mirë anti-korrupsion

PRISHTINE, 09 DHJETOR 2009 - Me rastin e Ditës Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, 9 Dhjetor, Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës, Agjensioni Kosovar kundër Korrupsionit dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), organizuan ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve për gazetarët të cilët kanë raportuar më së miri mbi tematikën e luftimit dhe parandalimit të korrupsionit në Kosovë gjatë vitit 2009.


Në fjalën e tij para të pranishmëve Z. Mentor Shala, Kryetar i Asociacionit të Gazetarëve Profesionistë të Kosovës tha: “Dua t'i falënderoj të gjithë ata gazetarë që morën pjesë si dhe UNDP-në që e shndërroi këtë çmim në shpërblim tanimë tradicional. Gazetarët po e kryejnë punën e vet ne luftimin e korrupsionit e tani u ngelet edhe institucioneve ta çojnë punën deri në fund”;.


Duke qenë një nga partnerët, Z. Hasan Preteni, Drejtor i Agjencionit Kosovar Anti-Korrupsion theksoi: “Korrupsioni duhet luftuar me të gjitha forcat dhe ka mënyra të ndryshme për ta bërë këtë. Edhe gazetarët po japin kontributin e vet në denoncimin dhe zbardhjen e rasteve. Ne do të jemi partnerë të juaj në këtë fushë dhe do të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë me ju”;.


Z. Tetsuo Kondo, Zëvëndës Drejtor i UNDP-së në anën tjetër nënvizoi: UNDP ka kënaqësinë që ka mundësi të përkrahë shoqërinë kosovare në përpjekjet e tyre që të realizojë potencialin zhvillimor dhe për të përkrahur partnerët tanë në luftë kundër korrupsionit. Sfidë kryesore para nesh është ndërtimi i partneriteteve dhe mobilizimi në mënyrë të suksesshme i akterëve të shumtë për të eliminuar si arsyet ashtu edhe konsekuencat e korrupsion në afat të shkurtër dhe të gjatë”;.


Përshkushtimi dhe puna e gazetarëve demonstrohet nga numri prej 35 artikujve të pranuar gjatë periudhës së aplikimit. Këta artikuj janë publikuar mes datës 2 dhjetor 2008 dhe 2 dhjetor 2009.


Juria e pavarur e përbërë nga profesionistë mediash dhe përfaqësues të shoqërisë civile: Z. Alex Standish, Z. Nikola Goan, Z. Shpend Ahmeti, Z. Nebi Qena, Z. Seb Bytyci, shpalli keta fitues:


Kategoria e TV ( kishte 15 storje): 
Çmimi i parë TV: 
Z. Bashmir Xhemaj, Keqpërdorimet në Ministrinë e Bujqësisë, KTV 
Çmimi i dytë TV (ndahet nga): 
Znj. Lindita Azizi, Korrupsioni në Gjykatat e Kosovës, RTK, dhe 
Z. Isa Gacaferi, Keqpërdorimi i pozitës zyrtare në procesin e kthimit në Klinë, BIRN- RTK


Kategoria e Mediva të Shkruara (kishte 18 storje: 
Çmimi i parë: 
Znj. Bukurie Bajraliu, Ministria e Limajt përze auditorët, Koha Ditore
Çmimi i dytë: 
Z. Jeton Musliu, Kush e vrau Mensurin? Gazeta Express


Kategoria e Wire Story (kishte 3 storje)
Çmimi i parë: Z. Zarko Joksimovic, Korrupsioni në Shëndetësi, Link Produksion


Juria paraprakisht kishte vendosur të ri-alokojë çmimin e tretë të paraparë në kategorinë e TV-ve në çmimin e dytë për kategorinë e mediave të shkruara. Ky vendim u morr në saje të numrit të madh dhe cilësisë së artikujve në media të shkruara. 
Këto çmime jepen në përpjekje për të promovuar gazetarinë hulumtuese në mediat kosovare të shkruara, në radio, agjenci, internet dhe në televizion dhe për të mirënjohur punën në vetëdijësimin e qytetarëve mbi fenomenin e korrupsionit.

Kthehu tek lajmet tjera