''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

901 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


08 December 2008

Kosova shënon ditën ndërkombëtare kundër korrupsionit

PRISHTINË 8 dhjetor 2008 - Agjensioni Kosovar Kundër Korrupsionit AKK në bashkëpunim me Asociacionin e Gazetarëve Profesionistë të Kosovës AGPK me mbështetjen e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara UNDP të martën (nesër) më 9 dhjetor 2008 organizojnë në Prishtinë shënimin e ditës ndërkombëtare kundër Korrupsionit.

Përmes këtij aktiviteti mëtohet të rekapitulohen të gjitha përpjekjet një vjeçare të shoqërisë kosovare në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit në Kosovë.

Drejtori i Agjensionit Kosovarë Kundër Korrupsionit z Hasan Preteni tha se Kosova po demonstron përkushtimin e saj serioz në parandalimin dhe luftimin e kësaj dukurie të dëmshme për zhvillimin e shoqërisë kosovare.

“Gjatë gjithë këtij viti përpjekjet tona kundër korrupsionit janë orkestruar në disa drejtime. Është nxjerr një pjesë e kuadrit ligjor në përputhje me nevojat e mekanizmave kosovarë kundër korrupsionit. Me ndihmën e OSBE-së disa fushata vetëdijësuese janë mbajtur në shumë pjesë të Kosovës, sikurse edhe me ndihmën e UNDP-së që kemi mbajtur debate në Prishtinë me shtresa të ndryshme të njerëzve dhe profileve të ndryshme ku kemi pasur një rezultat të shkëlqyer. Agjensioni ka hartuar strategjinë kombëtare kundër korrupsionit dhe tash presim miratimin nga ana e Kuvendit. Mendojë se beteja është më shumë se në hapat e parë”;, tha ai.


Në kuadër të këtij aktiviteti do të ndahen shpërblimet për të gjithë ata gazetar të cilëve juria profesionale u ka përzgjedhë artikujt/kronikat më të mira për sakrificën e dëshmuar gjatë punës së tyre fisnike për nxitjen e transparencës, parandalimin dhe raportimin e rasteve korruptive.

Dita ndërkombëtare kundër korrupsionit shënohet në gjitha vendet e botës ku sundon demokracia.

Kthehu tek lajmet tjera