''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

894 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


26 April 2008

Z.Preteni në konferëncën –“Zgjimi I gjigandit të zbatimit të ligjit të anti-korrupsionit”;

PRISHTINE, 26 prill 2008 - Drejtori I Agjensionit Kosovar Kundër Korrupsionit z Hasan Preteni mori pjesë në konferëncën dy ditore ( më 24-25 prill 2008) “Zgjimi I gjigandit të zbatimit të ligjit të antikorrupsionit”; që u mbajtë në Parisë të Francës. 

Kjo konferënc e cila metonë të gjejë format më të fuqishëme për parandalimin dhe luftimin e Korrupsionit në gjithë globin është organizuar për herë të gjashtë nga IBA (Internacional Bar Association) apo Komiteti Anit-Korrupsion, ndërsa është mbështetur nga Forumi Evropian. 

Më shumë se 110 pjesëmarrës nga 28 shtete të të gjitha kontinenteve si Evropa, Azia, Amerika dhe Aferika diskutuan dy ditë radhazi për praktikat më të mira në luftën kundër korrupsionit. Në konferënc gjithashtu pjesëmarrësit patën rastin të njoftohen me të dhënat regjinale dhe globale për luftën kundër korrupsionit. Ndër temat tjera që u diskutuan poashtu ishin edhe ato mbi; - Hulumtimet penale dhe ikja nga dualizmi për të ndjekur, Përgjegjësia e organizatave ndërkombëtare publike kundër- korrupsioni sidhe për sfidat me të cilat organizmat anti korrupsion do të ballafaqohen në të ardhmën. 

Ligjërues në këtë konferënc ishin përfaqësuesit e organizatave më të fuqishëme botërore si: OECD, Banka Botërore, Transparency Internacional, Organizata e Kombeve të bashkuara, përfaqësues të shumë kompanive private si: Siemens, Nokia etj, por edhe nga asociacione te ndryshme antikorrupsion si dhe ish drejtori I Bankes Boterore , Paul Wolfowich 

Kthehu tek lajmet tjera