''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

880 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


28 December 2007

Le të jetë 2008 –ta vit i çrrënjosjes së korrupsionit

Shkruan: Hasan PRETENI

PRISHTINE, 28 DHJETOR 2007 - Përpjekjet shekullore të popullit të Kosovës për liri demokraci e pavarësi fatmirësisht po finalizohen komforë aspiratave. Por Kosova e re do të ketë edhe sfida tjera të cilat duhet ti kapërcej suksesshëm. Dhe njëra prej tyre është lufta kundër korrupsionit. Besoi që të gjithë pajtohen se do të ishte ideale nëse lidershipi i ri institucional i Kosovës që në fillim të mandatit të tyre luftën kundër korrupsionit ta vejë si prioritet të të gjitha prioriteteve. ( Ky artikull pasqyron pikëpamjet e z Preteni në raport me domosdoshmërinë e bashkërendimit të veprimeve në vijën institucionale për ta luftuar korrupsionin gjatë vitit 2008...

Një vit më parë, ne përcaktuam disa parime në luftën kundër korrupsionit. Njëra nga to ishte realizimi i fushatave të vetëdijesimit të qytetarëve për të bashkëpunuar me ne në luftën kundër korrupsionit. Në këtë drejtim ne ia dolëm të kemi rezultate shumë inkurajuese. Megjithatë duke e parë që edhe zyrat ku janë pushtetarët lehtësisht mund të shndërrohen në fole të korrupsionit ne, kësaj radhe kemi menduar që maksimalisht të mundohemi të nxisim vetëdijesimin e shërbyesve civil që të kultivojnë transparencën dhe të bashkëpunojnë me ne në mënyrë që të kemi një standard që mbron paranë publike nga shpërdorimi.

Përpjekjet për parandalimin dhe edukimin e shërbyesve civil për të nxjerr jashtë zyrave të tyre çdo tendencë korruptive ka vlerë të madhe. Në janar të vitit 2008 ne do ti hyjmë kësaj pune. Shpresoi se do të kemi rezultate inkurajuese dhe të arrijmë ti sfidojmë pengesat që na dalin në luftën tonë kundër korrupsionit.

Agjensioni deri më tani si parim kryesor ka pasur zero tolerancë ndaj secilit. Çdo herë për ne ka qenë dhe do të mbetet i parëndësishëm çdo emër i “madh”; që ka mbajtur apo mbanë pozita të larta, kur është në pyetje shkelja e ligjit, do ta ketë vetëm një alternativë përballjen me drejtësinë. Lufta kundër korrupsionit është betejë vendimtare. Ajo ka të bëjë, më shumë se çdo gjë tjetër, me ligjin.

Gjatë gjithë vitit ne kemi punuar që të vetëdijësojmë dhe edukojmë njerëz për të qenë mburojë e fuqishme për parandalimin e korrupsionit dhe të forcojmë nomenklaturën ligjore, por as një herë nuk duhet të ketë vend për vetëkënaqësi. Por thënë në mënyrën më të sinqertë ne jemi munduar me gjithë energjin tonë të vëmë si parim të çdo gjëje ligjin. Ne kemi pasur rezultate të qarta të cilat do ti raportojmë në raportin vjetorë para Kuvendit të Kosovës.

Sidoqoftë, deri më tani në prokurori i kemi dorëzuar 44 raste. Tash kemi filluar të ndjejmë një mosgatishmëri të institucioneve të cilat kanë përgjegjësin ti marrin lëndët tona dhe ti finalizojnë ato. Janë bërë gati një vit që në prokurori i dozuam dy rastet e para. Deri më tani nuk kemi marr as një njoftim se deri ku ka shkuar prokuroria me to. Ne duam të dimë këtë, sepse këtë na e kërkojnë edhe ata njerëz që kanë pasur guximin qytetarë ti denoncojnë rastet korruptive që ata kanë hasur.

Pavarësisht neglizhencës dhe sjelljeve jo profesionale që janë demonstruar karshi rasteve tona, ne jemi skajshmërishtë të vendosur që të vazhdojmë ti ndjekim të gjithë ata që abuzojnë me paranë publike, që shpërdorin detyrën zyrtare, me një fjalë të gjithë ata që demonstrojnë sjellje korruptive. Jemi dëshmitar të një mobilizimi të fuqishëm gjithë popullorë për të fituar lirin demokracinë dhe pavarësinë e Kosovës. Në vitet e pas luftës çdo fillim viti kishte si moto thirrjen për arritjen e pavarësisë. Tani që kjo çështje numëron vetëm ditët, le të jetë viti 2008 vit i thirrjeve dhe përpjekjeve të përbashkëta për çrrënjosjen e korrupsionit...


( Autori është Drejtor I Agjensionit Kosovar Kundër Korrupsionit) 

Kthehu tek lajmet tjera