''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

59924 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


10 December 2022

Drejtori i APK-së, Yll Buleshkaj u takua me Shefin i Zyrës së BE-së/EUSR, Tomas Szunyog

“Transparenca dhe llogaridhënia duhet të mbeten prioritet i institucioneve publike në parandalimin e korrupsionit” ka thënë drejtori i APK-së Yll Buleshkaj në ditën ndërkombëtare kundër Korrupsionit.

“Gjatë vitit 2022 nga informatat të pranuara, në kuadër të mandatit të Agjencisë, mbi 30 raste janë iniciuar për trajtim nga bashkëpunimi me organizatat jo- qeveritare dhe mediat ” Drejtori i APK-së Yll Buleshkaj

Në ditën botërore kundër Korrupsionit, Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit (APK) Yll Buleshkaj, priti në takim shefin e Zyrës së BE-së/EUSR, ambasadorin Tomas Szunyog.

Gjatë prezantimit të punës së APK-së, Drejtori Yll Buleshkaj, tha se gjatë këtij viti Agjencia ka pasur një përformancë mirë, dhe brenda njëmbëdhjetë muajve ka tejkaluar numrin e rasteve të trajtuara, krahasuar me totalet vjetore të viteve të mëhershme, megjithatë me përgjegjësitë e reja, pas miratimit të legjislacionit të ri, nevoja për staf të ri, burime financiare shtesë dhe profesionale vazhdon të mbetet kërkesë e vazhdueshme për të ngritur performancën e punës në përgjithësi.

Në takimin me Ambasadorin Szunyog, Drejori i APK-së, Yll Buleshkaj tha se llogaridhënia, transparenca dhe bashkëpunimi me mediat dhe organizatat Jo-Qeveritare, vazhdojnë të mbeten prioritet në parandalimin e korrupsionit dhe se vetëm gjatë vitit 2022, nga informatat e pranuara, në kuadër të mandatit të Agjencisë, mbi 30 raste janë iniciuar për trajtim nga bashkëpunimi me organizatat jo- qeveritare dhe mediat. Ndërsa, transparenca dhe llogaridhënia duhet të jenë prioritet i institucioneve publike për parandalimin e korrupsionit, tha drejtori i APK-së Yll Buleshkaj.

Në kuadër të bashkëpunimit të ndërsjellë, APK në bashkëpunim me zyrën e BE-së në Kosovë, do të lancojnë fushatën informuese për parandalimin e korrupsionit që ka për qëllim informimin e qytetarëve në lidhje me fushëveprimin e Agjencisë dhe do të përfshijë informata për mbrojtën e sinjalizuese, procesin e deklarimit të pasurisë dhe parandalimin e Konfliktit të interesit.

Në ditën botërore kundër Korrupsionit, Shefi i Zyrës së BE-së/EUSR shprehi gatishmërinë për vazhdimin e mbështetjes për zbatimin e mandatit te Agjencisë në përpjekjet kundër korrupsionit.

Kthehu tek lajmet tjera