''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

59849 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


15 June 2022

Nga gjithsej 4662, kontrollit të plotë të pasurisë do t’i nënshtrohen 932 zyrtarë të lartë publik

Drejtori i AKK-së Yll Buleshkaj falënderon mediat për bashkëpunimin në informimin e qytetarëve dhe subjekteve deklaruese për obligimet ligjore për deklarimin e pasurisë

Në  përputhje me Ligjin nr. 04/L-228 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 04/L-050 për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik, Agjencia kundër Korrupsionit ka bërë sot hedhjen e  shortit për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik.

Nga lista e përzgjedhur sot, Agjencia kundër Korrupsionit do të bëjë  kontrollin e  plotë të pasurisë të  20% e zyrtarëve që janë të obliguar të deklarojnë pasurinë e tyre. Nga gjithsej 4662 subjekte deklaruese,  932 zyrtarë  do t'i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë nga AKK.

Drejtori i Agjencisë kundër Korrupsionit, Yll Buleshkaj ka thënë se kontrolli i plotë i pasurisë do të realizohet në pajtueshmëri të plotë me obligimet ligjore, ndërsa ka falënderuar mediat për bashkëpunimin dhe kontributin që kanë dhënë në kuadër të informimit të qytetarëve përgjatë gjithë procesit të  deklarimit të pasurisë.

Falënderojmë mediat që  kanë luajtur një rol të rëndësishëm për informimin e qytetarëve lidhur me deklarimin e pasurisë si dhe informimin e vet zyrtarëve publik në lidhje me detyrimet ligjore për deklarimin e pasurisë” ka thënë Drejtori i AKK-së Yll Buleshkaj.

Për të ofruar transparencë të plotë të procesit të kontrollit të plotë të pasurisë, hedhja e shortit u organizua në bashkëpunimin me mediat  dhe Organizatave Jo-qeveritare.

Në linkun në vijim Lista e plotë mund të gjeni listën e plotë të zyrtarëve që kanë deklaruar pasurinë në vitin 2022 dhe  listën e zyrtarëve që do t'i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë, sipas hedhjes se shortit lista e kontrollit të plotë.

  

Kthehu tek lajmet tjera