''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

54769 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


24 March 2022

SQARIM PUBLIK - AGJENCIA KUNDËR KORRUPSIONIT

24 mars 2022, Prishtinë

Agjencia Kunder Korrupsion ju njofton se lajmi i publikuar në disa media se AKK ka nisur hetime ndaj Këshilltarit të Kryeministrit, nuk eshtë i saktë.

Për korrektësi të informimit të saktë dhe të drejtë të opinionit publik, Agjencia kundër Korrupsionit sqaron se në lidhje trajtimin e rastit të deklarimit të pasurisë së Këshilltarit të Kryeministrit të Kosovës, Luan Dalipi, se nga monitorimi i rregullt i mediave ka identifikuar informatat lidhur me biznesin e zyrtarit të apostrofuar, dhe aktualisht është duke verifikuar rastin nga departamentet përgjegjëse.

Rrjedhimisht Agjencia në asnjë rast nuk paragjykon rezultatin e hetimeve para se te kryhen të gjitha hetimet sipas legjislacionit në fuqi.

Zhvillimi i hetimeve dhe kontrollit të pasurisë realizohet pa paragjykime etnike, gjinore, gjuhësore, fetare dhe të tjera të subjekteve deklaruese.

Kthehu tek lajmet tjera