''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

54710 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


28 January 2022

Drejtori i AKK-së, z. Yll Buleshkaj dhe Auditorja e Përgjithshme znj. Vlora Spanca zotohen për bashkëpunim në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit

Yll Buleshkaj: Bashkëpunimi i AKK-së me ZKA-në është me rëndësi dhe i nevojshëm,  veçanërisht për  rritjen e llogaridhënies së institucioneve në menaxhimin dhe raportimin e shpenzimeve të parasë publike

28 janar 2022, Prishtinë

 
Drejtori i Agjencisë kundër Korrupsionit (AKK), z. Yll Buleshkaj priti në Auditoren e Përgjithshme të Zyrës Kombëtare të Auditimit ( ZKA) znj. Vlora Spanca.
Duke i uruar pozitën e Drejtorit të AKK-së, Audiorja e Përgjithshme znj. Spanca shprehi gatishmërinë për të rritur bashkëpunimin me AKK-në në komunikimin e rregullt për të trajtuar çështje me interes publik të dyja institucioneve. 
Drejtori i AKK-së, z. Yll Buleshkaj tha bashkëpunimi i AKK-së me ZKA-në është me rëndësi dhe i nevojshëm,  veçanërisht për  rritjen e llogaridhënies të institucioneve në menaxhimin dhe raportimin e shpenzimeve të parasë publike. 
Në takimin e përbashkët,  dy udhëheqësit e dy institucioneve të pavarura Kosovës u diskuan edhe për përgjegjësitë e ndërsjella dhe vendosjen e komunikimit të vazhdueshëm mes Agjencisë kundër Korrupsionit dhe Zyrës Kombëtarë të Auditimit, me theks të veçantë trajtimin e rekomandimeve në raporteve të ZKA-së,  gjatë procesit të  auditimit të institucioneve publike. 

Kthehu tek lajmet tjera