Agjencia kundër Korrupsionit ka organizuar sot hedhjen e shortit për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik.
Hedhja e shortit për kontrollin e plotë të pasurisë u relizua në përputhje me Ligjin nr. 04/L-228 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 04/L-050 për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik.
Nga lista e përzgjedhur sot, Agjencia kundër Korrupsionit do të bëjë kontrollin e plotë të pasurisë të 20% e zyrtarëve që janë të obliguar të deklarojnë pasurinë e tyre. Nga gjithsej 4769 subjekte deklaruese, 954 zyrtarë do t'i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë nga ana e Agjencisë.
Në linkun në vijim mund të gjeni listën e plotë të zyrtarëve që janë të obliguar të bëjnë deklarimin vjetor të pasurisë dhe listën e zyrtarëve që do t'i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë së deklaruar.
Linku:
https://www.akk-ks.org/Formularet2021/Listadeklarusepershort2020.pdf
https://www.akk-ks.org/Formularet2021/ListaKontrollitPlote2021.pdf